Hemangioma te fëmijët e vegjël – rreziku!

Shkruan: Dr Ismail Lutolli

Specialist Pediatër

Subspecialist Hematolog – Onkolog

Kur prindërit shohin për herë të parë një hemangiomë të fëmija i tyre, ndihen të frikësuar dhe brenda vetes kanë shumë pyetje. Me kalimin e kohës hemangioma avancon duke u rritur dhe brenga bëhet edhe më e madhe. Në fakt, hemangioma nuk është sëmundje e tmerrshme sa duket. Kjo nuk është një sëmundje fatale, gjëja më e rëndësishme është diagnostikimi dhe të fillojë trajtimi.

Hemangioma është tumori më i shpeshtë beninje i kokës dhe qafës, i cili shfaqet në moshën fëmijërore (në 50-60 për qind të rasteve shfaqet ne qafë dhe kokë, në rastet tjera shfaqet edhe në pjesë tjera të trupit) dhe shumicën e rasteve shfaqet i vetëm.

Në shumicën e rasteve ka ngjyrë të kuqe por kjo kurrsesi nuk nënkupton se çdo ndryshim në lëkurë me këtë ngjyrë është i tillë.

 

Cili është shkaku i paraqitjes së hemangiomës?

– Në shumicën e rasteve kemi paraqitje spontane. Studime të shumta nuk kanë gjetur deri më sot ndonjë komponent të rëndësishëm gjenetik.

Ajo që është e rëndësishme, në pjesën dërmuese të rasteve janë tumor beninjë dhe pa ndonjë pasojë për organizmin. Raste më të rralla janë ato kur për shkak të pozitës që kanë, sjellin dëme funksionale apo estetike te fëmijët.

Kur paraqiten?

Lajmërohen në momentin e lindjes, bëhen të dukshëm disa dite ose disa javë pas lindjes së foshnjës. Në fillim si një njollë e kuqe por që shkon duke u rritur dhe kjo bëhet arsye që prindërit të kërkojnë ndihmë.

 

Zhvillimi i tyre zhvillohet nga dy faza:

  1. Në fazën e parë, pra në fillim, tregojnë tendencën e rritjes së shpejtë që është rezultat i rritjes së numrit të kapilarëve. Kjo fazë përfundon në fund të vitit të parë të jetës, kur fillon fazën e dytë.
  2. Faza e dytë është karakteristikë regresioni (zvogëlimi) i hemangiomës. Rreth 50 deri në 70 për qind të hemangiomës së sapolindur, spontanisht zhduken deri në nëntë vjet, duke lënë pas vetes në disa raste një pamje estetike jo të dëshiruar në lëkurë.

Si vendoset diagnoza?

– E rëndësishme është që përpos ekzaminimit klinik te shikohet më në detaje shtrirja e mundshme. Hemangiomi mund të jetë i lokalizuar vetëm në lëkurë, si organ i jashtëm, por në 50 për qind të rasteve në fëmijët që kanë hemangiom në lëkurë mund të ekzistojnë edhe hemangiomi në organet e brendshme (mëlçi, tru apo mushkëri…). Për këtë arsye, është i domosdoshëm ekzaminimi përmes ultrazërit te pjesës abdominale dhe kokës. Pastaj është i nevojshëm edhe kryerja e EKG-se dhe ekzaminimit te Pediatër -Kardiolog.

 

Si është mjekimi?

  1. Mjekimi medikamentoz
  2. Procedura e intervenimit me laser
  3. Intervenimi kirurgjik
  4. Trajtimi konservator pa përdorur asnjë mjekim

Në çdo rast mjeku zgjedhë metodën e dëshiruar të trajtimit. Metoda e trajtimit varet kryesisht nga fëmijë individual, nga mosha, madhësia dhe natyra e tumorit, intensiteti i rritjes së saj dhe komplikime të parashikueshme. Në disa raste, suksesi i trajtimit varet nga kombinimi i teknikave të ndryshme që tregojnë efekte të ndryshme në tumor.

Në kuadër të trajtimeve mjekësore përdoret disa preparate si: steroid (Pronizon), Interferona, Vinkristina dhe viteve te fundit Propranolola.

Mjekimi me Propanolol ka përparësitë në krahasim me të tjerët metoda dhe preparate: lehtësisht zbatohet, mund të përdoret për një periudhë më të gjatë kohore, efektet e njëanshme janë jashtëzakonisht të rralla, dhe terapia mund te merret në mënyrë ambulatorë. Është e nevojshme hospitalizimi i nënës dhe fëmijës për tre ditë, ku nëna merr edhe instruksionet e përdorimit të preparatit. Nevojiten kontroll periodike çdo gjashtë javë, për përmirësimin e dozave dhe ndjekjen e regresionit (tërheqjes) hemangiomës.

Duhet të theksojmë se trajtimi me Propranolol sjellë zhdukje të plotë të hemangiomes si dhe mosha e fëmijës nuk është e rëndësishme për fillimin e terapisë, pasi mund të përdoret në çdo moshë. Të trajtimi i hemangiomave rezultate të mira ka edhe përdorimi i tipave të ndryshme të laserëve. Kjo metodë në moshën e vogël është ajo që kërkon kryerjen e intervenimeve në anestezi të përgjithshme.

 

 

Krioterapi – një metodë e ndikimit në formimin e lëkurës. Kjo metodë është menduar nga një efekt të ftohtë dhe është përdorur kryesisht për hemangioma të thjeshta, të vogla në madhësi. Metoda është e mirë se tumori mund të trajtohet pavarësisht se ku ata janë të vendosura dhe lezione vaskulare 70 për qind trajtohen me këtë metodë. Për trajtimin e përdoret azoti kryesisht i lëngshëm, i cili ka një temperaturë prej – 196 ° C. mbivendoset në lëkurë, aplikimet me azot të lëngshëm duke lënë për 15 sekonda. Për procedurën nuk ka nevojë për anestezi ose qetësues.

Skleroterapi – është përdorur për trajtimin e tumoreve jo të mëdha, por të thella për karakterin e kombinuar. Thelbi i saj është që injeksione administruar të jetë direkt në tumor, që çon në vdekjen e qelizave. Kështu ka plagët dhe shenjat, por procedura është shumë e dhimbshme dhe e gjatë. Kursi i trajtimit të kryhet në disa trajtime në intervale të 2 javë deri në 1 muaj.

Trajtimi konservator në shumë rast

Trajtimi konservator në shumë raste mund të rezultojë i suksesshëm dhe kjo mund të aplikohet nëse hemanagiomi është në pjesë jo të dukshme si në bark apo shpinë dhe madhësia është e vogël. Atëherë mund të bëhet përcjellja dhe nëse nuk ka rritje, atëherë ka mundësi që për disa vite vjen deri te zhdukja e plotë.

Sidoqoftë, kujdes nëse ka rritje ka nevojë për terapi dhe nuk e vlen të rrezikohet duke pritur për zhdukjen rutinore.

Nëse fëmija juaj ka hemangiomë, mos hezitoni por patjetër ndiqni kontrollën dhe përcjelljen e afërt te mjeku juaj pediatër. Zgjidhja ekziston dhe fëmija juaj do të rritet pa probleme./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts