Pyetje:
Jamë shtatëzënë dhe kam dëshirë të fle në shpinë, më kanë thënë që nuk është mirë për bebin. Sa është e rrezikshme për bebin?
Përgjigje:
Ndoshta edhe gjinekologët ju kanë thënë se gjatë muajve të fundit të shtatzënisë duhet të flini në krah. Gjatë kësaj periudhe është e pamundur të flini me bark por as ne shpinë ndonjëherë nuk është e rehatshme të flini. Ky pozicion mund të ushtrojë presion mbi enët e gjakut që kthejnë rrjedhjen e gjakut drejt zemrës dhe kështu duke kufizuar edhe rrjedhjen e gjakut drejt fëmijës tuaj.
Por vetëm tani janë bërë kërkime që kanë ndjekur se çfarë ndodh me fetusin kur një grua shtatëzënë fle në shpinë gjatë natës.
Shkencëtarët nga Universiteti i Auckland-it përdorën videokamera infra të kuqe për të filmuar gratë shtatzëna ndërsa ato flinin, ndërsa monitoronin rrahjet e zemrës së nënave dhe të foshnjave. Secila nga 30 gratë shtatzëna që morën pjesë në studim ishte midis javës 34-të të shtatzënisë dhe 38-të dhe secila shtatzëni ishte pa komplikime.
Bazuar në atë që tashmë dihet për rrjedhjen e kufizuar të gjakut gjatë gjumit në shpinë, nuk është për t’u habitur që fetusi është më pak aktiv kur nëna është në këtë pozicion. Është për t’u habitur se sa shpejt rrokullisja e nënës ndikon tek foshnja, sapo nëna ndryshonte pozicionin nga krahu në shpinë, fetusi bëhej menjëherë më pak aktiv.
E gjithë kjo tingëllon shumë më e frikshme se sa është në të vërtetë. Është normale të ndryshoni pozicionin gjatë gjumit dhe nëse zgjoheni me shpinë, mos u frikësoni.
Duhet të praktikoni gjumin në krah dhe mund të përdorni rekuizita si jastëkët. Mjafton të lëvizni vetëm pak anash për të reduktuar presionin mbi veten tuaj, kjo do të thotë se mjafton të vendosni një jastëk poshtë ijeve dhe shpatullave nga njëra anë dhe kështu do të ju japë ndjenjën që jeni e shtrirë në shpinë, rehat, por do të anoni mjaftueshëm dhe mitra juaj nuk do të krijojë më presion.
Dr Samire Ademi Lutolli. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia