Pyetje:
Përshëndetje!
Kam djalin 2 vjeç por nuk po e thotë asnjë fjalë, kur kërkon ndonjë gjë e kërkon me gjeste. A është shqetësuese, çfarë më rekomandoni?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Në moshën 2 vjeçare fëmijët veq se duhet t’i kenë disa fjalë në fjalorin e tyre, është e rëndësishme të dihet për aspektin kognitiv, a kupton dhe a i merr komandat fëmija, poashtu duhet të vlerësohet dhe niveli i dëgjimit të fëmijës pasi që nuk kam të dhëna të mjaftushme rreth fëmijës. Është pozitive që fëmija bën me gjeste.
Është e rëndësishme që të fillohet stimulimi i të folurit sa më shumë, disa këshilla që mund t’i ndjekni në shtëpi janë këto: në kërkesa të stimuloni fëmijën të verbalizoj, të përshkruani verbalisht qdo veprim që bëni së bashku, të imitoni zërat e kafshëve duke filluar nga ato më të lehtat, t’i lexoni përralla, të këndoni, të largohet sa më shumë nga teknologjia dhe të luaj me lodra, poashtu preferohet vijimi i kopshtit.
Është e preferueshme të bëni një konsult tek logopedi që të vlerësoj fëmijën që të merrni udhëzimet e duhura dhe në qoftë se identifikohet ndonjë problem preferohet ndërhyrja e hershme logopedike për efekt më të lartë. Egzona Maloku Logopede
/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”