Këshilla rreth gjidhënies

Çka duhet të veproni para lindjes; Si ta ushqeni bebin; Kontakti që lidh shpirtërisht Nënën me fëmiun

Të gjithë kemi dëgjuar mbi përfitimet e pafund të qumështit të gjirit për bebin. Duke filluar nga posterët në spitale e në çdo klinike apo konsultore. Por kur bëhet fjalë te dhënia gji bebit ekskluzivisht për 6 muajt e rekomanduar (dhe 6 e më shumë të tjerë, por shoqëruar me ushqim bebi) rastet e suksesit nuk janë gjithëherë të kënaqshme. Pra përse është kaq e vështirë të realizohet diçka që të gjithë e dimë?

Ka pafund arsye të duash t’i japësh gji fëmijës dhe të kërkosh të kesh sukses në të. Është plot vlera për bebin, ka përfitime për nënën si dhe ndihmon në krijimin e lidhjes shpirtërore me të voglin tuaj. Por për nënat sido që të shkoj lindja marrëdhënia kur i jep gji bebit mund të jetë shëruese dhe e bukur.

Më poshtë do merrni disa këshilla për sukses e që ju ndihmojnë!

Gjidhënia nuk duhet të jetë e dhimbshëme për Nënën

Është e vërtet se pak dhimbje ose siklet është normal në ditët e para të fillimit të dhënies gji. Por dhimbja e padurueshme nuk është pjesë e dhënies gji. Do një përgatitje. Le të flasim për ndryshimin mes dhimbjes me problem dhe pak siklet apo parehati qe do zhduket. Ajo që është normale është pickimi kur bebi sapo kap gjirin dhe qumshti lëshohet. Disa gra e përshkruajnë këtë si të dhimbshme, apo si pickim. Ditët e para disa thonë se dhimbja zhduket pas një minuti pasi bebi ka kapur gjirin.

Nuk është normale që gjatë gjithë seancës së dhënies gji të kesh dhimbje të padurueshme. Kërko ndihmë nëse je duke ndjerë këtë gjë.

Njerëzit që mendon se mund të ndihmojnë me këtë gjë, nuk munden.
Mund të jetë shumë ndihmuese të kesh miq, motra apo dhe nënën që kanë eksperiencë dhe mbështesin vendimin tënd por shpesh herë kjo nuk mjaton. Shumë femra që i kanë dhënë gji bebit të tyre nuk mund të ndihmojnë të zgjidhni problemet bazike që po hasni.

Interneti dhe miqtë kanë pafund sugjerime e këshilla por jo të gjitha janë të sakta. Disa thonë se duhet t’ju dhëmb, apo japin këshilla nga më të gabuarat.

Dhënia gji është shpeshherë më e suksesshme për gratë që janë përgatitur përpara se të lindin. Gjej një specialist Pediatër të cilin mund ta telefononi dhe sapo keni lindur.

Nëse nuk ke lindur gjeje një , ruaje numrin e telefonit nëse ju duhet. Ndihma e tyre është fantastike në situata të tilla, pasi japin dhe janë trajnuar për të dhënë këshillat e duhura që tja dilni mbanë.

*Procedurat e zakonshme mund të ju interferojnë me gjidhënien.
Shumë nga gjërat që sapo i bëhen bebit të porsalindur mund të ju pengojnë në krijimin e marrëdhënies së mirë të gjidhëniës. Shpesh herë ne nuk i kuptojmë ato pasi sot janë bërë mëse të zakonshme.

Çfarë mund të ju ndihmojë konkretisht?

Sapo lind kërko ta vëjnë bebin në gji. Seanca e parë me gjidhënien nuk duhet të filloj disa orë pas lindjes por, menjëherë pasi ke lindur. Dushi, peshimi i bebit, dikush më e moshuar në familje që do ta mbaj mund të presin. Nëna dhe bebi duhet të tentojnë gjënë e parë gjidhënien.
Kujdes me futjen e gjërave në gojën e bebit, bebet janë krijuar që të thithin sapo lindin, andaj, mos i futni biberon ditët e para.

Procesi i lindjes ka efekte dhe te gjidhënia

Një lindje që ka përfshirë qetësues, lindje me operacion apo ilaçin pitocin ka efekte negative te gjidhënia. Shumë nga qetësuesit janë lidhur me problematika në gjidhënie pasi bebi s’ka fuqi të thith dhe kështu e bën të vështirë të zmbraps gjoksin apo të pi siç duhet.

Operacioni Cezarian jep efekte negative te gjidhënia.

Gjidhënia është natyrale por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përgatitesh apo të kesh njohuri. Informohu, përgatitu, siç përgaditesh për një provim, a intervistë, për një takim apo dalje me shoqet, dhe pas kësaj tranzicioni do të jetë shumë i lehtë.
Poliklinika NATAL mbetet një strehë e sigurt, për përkrahjen e Nënave gjidhënëse, mbetet një qendër që ofron ndihmë profesionale për të gjitha problemet e mundëshme në procesin e gjidhënies dhe adpatimit të këtij procesi, në javët e para të lindjes së bebit.

Nëse keni vështërsi në këtë proces të ndjeshëm dhe tëjet të rëndësishëm, mos hezitoni të kontaktoni në Poliklinika NATAL, në numrin 048 370 370. /natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts