Koha e kaluar para Tv- ndikimi në të folurën e fëmijëve

Shkruan: Egzona Maloku – Logopede

Ndikimi që ka TV në zhvillimin e fëmijës ndryshon në varësi të moshës së fëmijës dhe asaj që ai shikon. Ka një hulumtim të qartë që tregon se TV për fëmijët nën 2 vjeç mund të ketë një ndikim negativ në vëmendjen, njohjen dhe komunikimin. Fëmijët nën 2 vjeç kanë nevojë për ndërveprim me njerëzit, jo me ekranet.

Për fëmijët e moshës 2 vjeç e lart koha e kufizuar para ekranit mund të jetë në rregull dhe madje mund t’u mësojë fëmijëve disa koncepte ose ide të reja nëse shfaqja është me cilësi të lartë dhe prindërit ndërveprojnë me fëmijët teksa shohin shfaqjen.

Shfaqjet që kanë ritme të shpejta me përmbajtje me cilësi të ulët mund të jenë veçanërisht të dëmshme pasi ato shtojnë pak ose aspak vlerë dhe mbi-stimulojnë trurin e fëmijës suaj.

Fëmijët shpesh reagojnë fuqishëm ndaj kohës para ekranit dhe mund të zemërohen kur ajo është e fikur. Shfaqjet me cilësi të ulët mund të nxisin edhe sjellje të dobëta, si të folurit me prindërit ose goditja e fëmijëve të tjerë.

Sipas një studimi fëmijët që kalonin të paktën dy orë në ditë në ekran kishin pesë herë më shumë gjasa të shfaqnin simptoma të ADHD krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që ishin në ekran për 30 minuta ose më pak dhe fëmijët që filluan të shikonin televizor para 12 muajsh dhe që shikonin më shumë se 2 orë TV në ditë kishin gjashtë herë më shumë gjasa të kishin vonesa në gjuhën dhe kanë gjasa më shumë të zhvillojnë vonesë në komunikim kur ekrani zëvendëson ndërveprimet me njerëz!!!

Shoqata Amerikane e Pediatërve rekomandon të mos kalojnë kohë fare para ekranit derisa fëmijët të jenë 18-24 muajsh. Filloni duke kufizuar vetëm pak kohën e ekranit të fëmijës suaj.

Më pas, rritni gradualisht kufijtë derisa të keni arritur sasinë e dëshiruar të kohës para ekranit. Gjithashtu, sigurohuni që të zëvendësoni kohët kur fëmija juaj normalisht do të kishte përdorur një ekran me një nga alternativat e mëposhtme:

-Flisni me fëmijën tuaj. Nëse fëmija juaj ju jep përgjigje vetëm me një fjalë, provoni të bëni pyetje që kërkojnë përgjigje më të gjatë (si “Si ishte dita jote sot”) në vend të pyetjeve me një përgjigje(si “çka është kjo?”)

 -Këndo këngë -Lexo një libër

-Luaj me lodrën e preferuar të fëmijës suaj

-Ngjyrosni një vizatim

-Bëni projekte me letra, plastelinë

-Luaj në oborr

-Shkoni për një shëtitje

-Dërgojeni fëmijën tuaj në një park

-Shkoni për një udhëtim me makinë dhe flisni për atë që shihni ose në park

-Shkoni në bibliotekë dhe kërkoni libra për një temë që i intereson fëmijës tuaj

-Mësojini fëmijës tuaj një aftësi të re (psh.vallëzimi, ngjyrosja, noti, futbolli,etj)

-Mësoni ose praktikoni ndonjë sport

-Ngasni biçikleta

-Bëjeni të kaloj kohë më shumë afër shokëve/ shoqeve dhe të luajnë së bashku -Gatuani diçka në kuzhinë së bashku

-Mbillni fara ose bimë në një kopsht.

Ka dhe shumë gjëra të tjera që mund të bëni me fëmijën tuaj, varësisht nga preferencat e tij që të reduktoni kohën para ekraneve dhe të bëni diçka cilësore që i mëson fëmijës shkathtësi për jetë, komunikim, ndërveprim, zhvillim kognitiv, social, emocional. /natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts