Pyetje:
Përshëndetje!
E kam djalin 7 muajsh dhe nga lindja e ka shenjën në pjesën e syrit. E kam pas te mjeku pediatër edhe në spital gjithashtu më kanë thënë i kalon dhe se duhet pritur. Jo vetëm së nuk i ka kalu por ju ka rrit dhe ka fillu me i pengu në hapjen dhe mbylljen e syrit. Të lutem a mund të filloj mjekimin sepse ka rritje dhe përkeqësim. A është rrezik me mjeku?
Përgjigje:
Përshëndetje
Kjo që duket në foto është hemangiomë dhe kërkon trajtim sa më të shpejtë, për arsye se shumë shpejtë do të jetë problem jo vetëm estetik por edhe ne pengese ne mbylljen normale te syrit
Është e vërtetë që pacientët shpeshherë këshillohen që të presin largimin e hemangiomës pa trajtim, por në realitet ndodhë që jo vetëm nuk kemi largimin e duhur por kemi edhe rritjen e saj siç ka ndodhur ne rastin tuaj.
Në shumë vite eksperiencë jashtë Kosovës, hemangiomat në pjesën e fytyrës i kemi trajtuar që nga mosha 2 muajshe, pikërisht për shkak të rrezikut që të shkaktoj edhe pengesa mekanike për mbylljen fiziologjike të syrit .
Hemangioma duhet mjekuar dhe është mirë që mjekimi të filloj sa më parë në mënyrë që suksesi të jetë i plotë.
Mjafton të rezervoni një termin në numrin 048 370 370 te Poliklinika NATAL dhe do t’ju ofroj tërë ndihmën e duhur për shërimin e plotë tëHemangiomës.
Dr Ismail Lutolli specialist Pediatër
Subspecialist Hematolog-Onkolog Pediatrik./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”