Kur është mosha ideale të sillet fëmija te dentisti për vulosje të dhëmbëve?

Pyetje:

Kur është mosha ideale të sillet fëmija te dentisti për vulosje të dhëmbëve?

Përgjigje:

Vulosja e fisurave

Është një metodë me të cilën një material vendoset në fisurat e dhëmbëve me qëllim parandalimin e zhvillimit të kariesit.

Femijët nga 6-10 vjeç menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të përhershëm (rreth moshës 6 vjeçe dalin dhëmballët e parë të përhershëm) duhet patjetër të dërgohen te dentisti pasi kjo grupmoshë gëzon dhëmbë me thellime të mëdha në sipërfaqet përtypëse dhe përqindja më e lartë e kariesit gjendet në këtë grupmoshë.

Vulosja e fisurave mund të aplikohet edhe tek dhemballët e qumështit, kur është e nevojshme.

Aplikimi është fare i lehtë dhe pa dhimbje.

Spec. Dr. Manushaqe Veliu/natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts