Kur një grua është shtatzënë, qelizat e frytit udhëtojnë në gjakun e saj dhe më pas qarkullojnë përsëri te fryti. Kjo quhet “mikrohimerizëm fetal”.
Dhe kështu për 41 javë qelizat qarkullojnë dhe udhëtojnë nëpër placentë në të dy drejtimet, dhe pas lindjes së foshnjës, shumë prej këtyre qelizave mbeten në trupin e nënës, duke lënë gjatë gjurmë në inde, kocka, tru dhe lëkurën e nënës, dhe shpesh qëndrojnë atje për dekada. Çdo fëmijë që ka pasur një nënë do të lërë një shenjë të ngjashme në trupin e saj.
Edhe nëse shtatzënia nuk arrin terminin e plotë ose nëse ndodh një dështim, ato qeliza ende migrojnë në gjakun e nënës.
Hulumtimet kanë treguar se nëse zemra e nënës lëndohet, qelizat e fetusit do të nxitojnë në vendin e lëndimit dhe do të shndërrohen në lloje të ndryshme qelizash që specializohen në “riparimin” e zemrës.
Fryti ndihmon në shërimin e nënës, ndërsa nëna krijon një jetë të re – frytin.
E mrekullueshme
Kjo është shpesh arsyeja pse disa sëmundje zhduken gjatë shtatzënisë. Është e mahnitshme se si trupi i nënës e mbron foshnjën me çdo kusht, dhe fëmija mbron dhe rigjeneron nënën – në mënyrë që foshnja të mund të zhvillohet dhe të mbijetojë në mënyrë të sigurtë.
Mendoni për një moment për dëshirat e “çmendura” për ushqime të caktuara. Çfarë i mungonte nënës që fryti e bëri të dëshironte vetëm atë lloj ushqimi?
Studimet tregojnë se qelizat e fetusit qëndrojnë në trurin e nënës deri në 18 vjet pas lindjes.
Sa e mahnitshme është kjo?
Nëse jeni nënë, e dini se si mund ta ndjeni intuitivisht fëmijën tuaj edhe kur nuk është aty…
Epo, tani ka prova shkencore që nënat e mbajnë atë edhe vite pasi e kanë lindur./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”