Letër nga një prind që mori një diagnozë autizmi për fëmijën tij

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pukjana Geci: Psikologe dhe terapiste

Gjithë ajo ndjenjë që më është grumbulluar, sot thashë me vete do të sfidoj, është fëmija im është gjaku im. Thellë brenda ndjeja se diçka nuk shkonte me djalin tim, ai tashmë ishte 2 vjeç dhe ende asnjë fjalë nuk fliste. Shpesh lëshonte tinguj sa më vinte ti thoja “ndali ata tinguj të përsëritur”, por ai nuk më kuptonte. E thërrisja në emër, por nuk kthente kokën. Dukej sikur nuk më degjonte. Bënte sjellje të përsëritura, kërcente e rrotullohej. Nuk i bënte përshtypje pranija e njerëzve të tjerë, madje as e imja.  Ishte burri dhe familja që nuk më lejonin të dërgoja tek mjeku. Është i vogël do të flas, por unë e dija që diçka nuk po shkonte. Është intuita e nënës ajo që e dallon, sepse ajo e ndjen me thellë fëmijën se gjithkush tjetër. Kishin kaluar shumë netë që unë hulumtoja për sjelljet e djalit tim. Unë e dija që fëmija im kishte diçka që ishte e ndryshme nga fëmijët e tjerë të moshës së tij. Atij nuk i bënin përshtypje fëmijët e tjerë. Herë pas here nguliste shikimin tek ora e varur në mur. Të gjitha këto më bënë që mos të pres më. Me datën 23.12.2022, ora 14:00, pata takim me psikologen. Takimit zgjati rreth 3 orë me pyetje të shumta. Me thanë që dyshojnë në autizëm dhe se duhet bërë vlerësime shtesë. Më besoni, për herë të parë e ndjeva një lehtësim, tash unë dija se çka ka fëmija im. Por kisha ndjenja të përziera e dija që me priste një sfidë shumë e madhe…

 Është rrugëtim i gjatë dhe jo shumë i lehtë. Por në këtë rrugëtim nuk je e vetme dhe unë besoj në ty, në atë se si ti mund të menaxhosh në mënyrën më perfekte çdo sfidë që mund të sjellë jeta. Ti sot mund të jesh modeli më i mirë i një nëne dhe je dhurata më e mirë për fëmijën tënd, je mbështetja më e mirë në atë me të cilën ai përballët sot.”

Ishin këto fjalë që më mbajnë të fort të mos dorëzohem, them me vete, profesionist të tillë i nevoiten shoqërisë tonë, ata të cilët e ndjejnë empatinë dhe ndjenjat tona depërtojnë në thellësi të shpirtit të tyre. Ajo më tha: duhet të punojmë shumë dhe mos të dorëzohemi përkundrazi, që hapat tanë ndonjëherë mund të kthehen mbrapa, por nuk duhet të na dëshpërojë kjo, kur ne primarë kemi qëllimin, dhe se vërtetë ata dinë të japin një ndjenjë që as kush tjetër nuk ta fal dhe nuk përshkruhet me fjalë.

Kur kujtoj ato fjalë, nuk ndalem, punoj edhe më shumë. Ne duhet të punojmë që t’i pershtatim ata me rregullat e një bote, e cila nuk është përshatur për ta.

Fëmija im është një person i veçantë dhe i çmuar, me një personalitet unik dhe me talente të çmuara. Ai ka nevojë për më shumë mbështetje dhe kujdes në krahasim me fëmijët e tjerë, por ai gjithashtu na jep kaq shumë dashuri dhe gëzim në jetën tonë. Gjatë këti rrugëtimi unë mësova shumë, më mësova të jem e fortë e qëndrueshme e pa lëkundur, mësova se çfarë do të thotë të gëzohesh dhe te festosh çdo sukses gjatë zhvillimit të fëmijës. Nuk ndiej turp për fëmijën tim, por ndihem e privilegjuar që unë jam nëna e tij, një nënë e fortë mbështetëse për fëmijën tim. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts