Çdo grua, me strukturën e saj anatomike trupore dhe përgatitjen fiziologjike të organizmit gjatë shtatzënisë, është e aftë të lindë e vetme, pa ndihmën e askujt.
Ajo ka nevojë për dikë që do ta mbështes dhe një profesionist të kësaj fushe i cili nga ana tjetër do të monitorojë dhe mbikëqyrë procesin, të menagjoj ndonjë komplikim të mundshëm.
Problemi lind kur shumica e profesionistëve të shëndetësisë ndërhyjnë në mënyrë të panevojshme në rrjedhën natyrale të lindjes së fëmijës, duke dashur të shpejtojnë dhe të përfundojnë në mënyrë të panatyrshme procesin, disa shpesh për arsye jo shumë të përshtatshme etike. Është e vështirë për mjekët dhe mamitë të qëndrojnë pranë një gruaje që lind dhe të mos bëjnë asgjë, sepse paguhen për të bërë (diçka). Sepse ndonjëherë ata mendojnë se nuk kanë kontroll mbi situatën, dhe deri atëherë kanë kaluar vite të tëra trajnimi duke mësuar se çfarë të BËJNË dhe si ta ZGJIDHIN PROBLEMIN.
Lindja e fëmijës nuk është problem, nuk është një sëmundje që duhet trajtuar sa më parë. Është i vetmi proces fiziologjik, që në vendin tonë dhe në të gjithë botën zhvillohet në spital. E keni menduar ndonjëherë?
“Lindja spontane e një gruaje të shëndoshë është një ngjarje e shënuar nga një sërë procesesh, aq të ndërlikuara, dhe në të njëjtën kohë aq të koordinuara në mënyrë të përkryer, sa që çdo ndërprerje e rrjedhës (natyrale) (nga ndërhyrje të ndryshme mjekësore) vetëm sa do të zvogëlojë karakterin e saj optimal. E vetmja gjë që kërkohet nga të pranishmit (profesionistët e shëndetësisë) është të tregojnë respekt për këtë proces të mahnitshëm duke iu përmbajtur rregullit të parë të mjekësisë – nil nocere (mos bëni dëm).” (G. Kloosterman). /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia