Mamia që u bë mama ekzaminoi foshnjën e saj menjëherë pas lindjes

Edhe pse lindja është rraskapitëse, nuk ishte pengesë që një mami të kryente vetë ekzaminimin e parë të foshnjës së saj të porsalindur.

Sapo lindi, ajo kontrolloi në shtratin e lindjes së spitalit për të parë nëse gjithçka ishte në rregull me foshnjën e saj.

“Kur folëm një ditë para ardhjes së foshnjës, më tha se donte të bënte ekzaminimin e foshnjës së saj të sapolindur vetë. Më dukej krejtësisht e pabesueshme, nuk mund ta imagjinoja se si do ta bënte qoftë edhe një orë pas  lindjes, “shkroi fotografja Alexandria Mooney e cila regjistroi këtë moment të veçantë.

“Unë e lavdëroj këtë nënë sepse në mbi një mijë histori lindjeje nuk kam arritur të dokumentoj diçka të tillë,” shtoi Mooney.

Fotot që ajo ndau tregojnë një nënë të re që ekzaminon fëmijën e saj në shtrat.

Anash vëzhgohet nga koleget e saj, gati për të ndihmuar në çdo moment.

Ekzaminimi i parë, pra vlerësimi neonatal i të porsalindurit bëhet zakonisht në orën e parë pas lindjes së fëmijës. Ai përfshin dëgjimin e zemrës së foshnjës, matjen e perimetrit të kokës së saj, matjen e peshës dhe gjatësisë dhe shënimin e gjurmës së parë të shputës së këmbës./natalmedia.com/

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts