Martohuni me burrin që do të jetë babai më i mirë i fëmijëve tuaj

Më vonë në martesë, kur të merrni pushimin e lehonisë, do të kuptoni se ajo që dëshironi me të vërtetë te bashkëshorti juaj nuk është pasuria apo pamja e bukur. Është mirë të kesh një fytyrë të bukur dhe një llogari të majme bankare, por në fund të ditës ka edhe shumë më tepër që duhet të kërkosh nga ai.

Në 03:00 të mëngjesit, kur fëmija juaj fillon të qajë dhe sytë tuaj janë rënduar dhe trupi yt është dobësuar pas lindjes, ajo që është me rëndësi, nuk do të jetë pamja e tij ose ajo që ai posedon.

Do të jetë mbështetja dhe dashuria e tij për ty ajo që do ta shtyjë atë të ngrihet nga shtrati për ta kapur menjëherë bebin duke të thënë:

“Kthehu të flesh, e dashur. Unë do të ngrihem”.

Nëse do t’u tregoja grave të reja se çfarë duhet të marrin në konsideratë tek një bashkëshort, menjëherë do të thosha:

“Martohuni me burrin që do të jetë babai më i mirë për fëmijët tuaj.”

Burri që do të vërë ju dhe familjen tuaj në rend të parë.

Burri që është përgjegjës bashkë me ju në edukimin e familjes sepse të dy jeni së bashku në këtë detyrë.

Sepse brenda gjithë kësaj, sa herë që shikoni bashkëshortin me fëmijën tuaj, do të dashuroheni përsëri në të.

Zgjidhni me mençuri, jo vetëm për veten tuaj, por edhe për fëmijët tuaj./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts