Mënyrë emocionale e një nëne për ta kuptuar gjininë e foshnjës

Sot, prindërit zgjedhin mënyra të ndryshme për të kuptuar gjininë e bebit së tyre dhe për ta ndarë atë me familjen e tyre.

Kjo grua nuk ishte në gjendje ta bënte si të gjithë të tjerët, sepse ajo ishte në një situatë të veçantë.

 

Ajo nuk kishte tullumbace rozë ose të kaltër, apo tortë me mbushje rozë ose të kaltër që zbulojnë gjininë e bebit. Ajo bëri diçka që preku shumë njerëz. Ajo vendosi ta ndante zbulimin e gjinisë me nënën e saj e cila ishte në prag të vdekjes nga kanceri në mushkëri dhe tru.

 

Taylor Masilotti kërkoi të bënte vizitën me ultratinguj më herët sepse ajo vuri re se nëna e saj Donna Callender po dobësohej.

 

 

Fatkeqësisht për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, Donna nuk mund të linte shtratin e spitalit, kështu që vajza e saj vendosi të bënte vizitën me ultratinguj në dhomën e saj, dhe partneri i saj regjistroi të gjitha.

 

Kur i shpjeguan gjithçka që panë, u pyetën nëse ishin gati të zbulonin gjininë e bebit. Të dyja u emocionuan shumë kur iu tha se bebi ishte vajzë./natalmedia.com/

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts