Mësoni cilat janë simptoma të një shtatzënie të hershme

 

Simptomat e shtatzënisë shfaqen gjithmonë më herët se sa testi të tregojë një rezultat pozitiv. Nga një shije e pazakontë në gojë deri te marramendja, ekziston një listë simptomash që tregojnë për një shtatëzani. Është e rëndësishme vetëm të njihni trupin tuaj dhe t’i njihni ato.

 

Ju mund të shijoni metalin

Gratë shtatzëna mund të kenë dëshira shumë të çuditshme për ushqim, por nëse ju merrni një shije metalike në gojë, në fakt ka një arsye shkencore pas kësaj. Hormonet e shtatzënisë ndikojnë në trupin tuaj në mënyra të ndryshme dhe rritja e estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojë një shije metalike në gojën tuaj.

Mishrat e dhëmbëve tuaja janë të fryrë

Nëse filloni të vini re se mishrat e dhëmbëve tuaj janë më të ndjeshëm se kurrë. Shtatzënia ndikon në qarkullimin e gjakut në trupin tuaj, duke bërë që mishrat e dhëmbëve të fryhen dhe të rrjedhin gjak. Përdorni një furçë dhëmbësh me fije të buta për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave.

Urthi

Një ndjesi e pakëndshme djegieje në qendër të gjoksit mund të shfaqet pasi keni ngrënë një vakt tepër pikant, por mund të jetë gjithashtu një shenjë e shtatzënisë. Në fakt, dispepsi është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë, sepse fëmija në rritje po ju shtrëngon vazhdimisht stomakun. Për të lehtësuar këtë ndjenjë të pakëndshme, përpiquni të reduktoni marrjen e kofeinës dhe në vend të tre vakteve të mëdha, kaloni në disa më të vogla.

Ndiheni të fryrë

Fryrja e barkut mund të jetë një nga shenjat më të hershme të shtatzënisë. Ndërsa jeni shtatzënë, nivelet e progesteronit rriten ndjeshëm, kjo është arsyeja pse ndiheni të fryrë edhe në fillim të shtatzënisë. Progesteroni ngadalëson tretjen tuaj, duke e lejuar fëmijën tuaj të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese nga ushqimi dhe ju ndiheni të fryrë.

Ju keni marramendje

Marramendja që mund të ndjeni kur ngriheni nga shtrati mund të jetë një nga shenjat më të hershme të shtatzënisë. Rritja e qarkullimit të gjakut mund të ndikojë në presionin tuaj të gjakut duke ju bërë të ndiheni të trullosur. Edhe pse ndjenja se dhoma rrotullohet sa herë që lëviz, sigurisht që nuk është e këndshme, por lajmi i mirë është se nuk është shkak për shqetësim./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts