Shumë prindër shqetësohen për sjelljen e fëmijëve të tyre. Edhe pse duket se gjërat kanë dalë jashtë kontrollit, ka metoda që mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të mësojë dhe të ndjejë fjalën magjike “më fal”.
Ekspertët e edukimit të fëmijëve pajtohen se fëmijët nuk duhet të detyrohen të thonë “më fal” kur bëjnë diçka të gabuar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se fëmijët duhet të jenë plotësisht të lirë. Prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve pse diçka që ata bënë nuk është e mirë dhe në të njëjtën kohë t’u japë atyre një mësim mbi sjelljet. Për shembull, detyrimi i një fëmije të vogël të thotë “Më fal” pasi ka goditur ose kafshuar një fëmijë tjetër, çon në një “më fal” jo bindës dhe të pasinqertë pas së cilës sjellja nuk do të ndryshojë.
Ja çfarë duhet të bëjnë prindërit kur fëmija i tyre bën ose thotë diçka të papërshtatshme:
Përdorni sjelljen e keqe si një moment për t’i mësuar fëmijës tuaj sjelljet e mira
Ekspertët kanë pikëpamje të ndryshme, por në përgjithësi bien dakord se është më mirë kur u lini hapësirë fëmijëve të mendojnë për sjelljen e keqe që kanë bërë, pse është e keqe, si dhe se si ka ndikuar në një fëmijë apo person tjetër. Pasi t’u jepni pak kohë për të menduar, pyetini se çfarë do të bënin për të ndryshuar situatën. Nëse fëmija sugjeron vetëm një falje ose një përqafim, atëherë kjo është ideja e tij dhe sigurisht që është e sinqertë./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”