Vera është koha kur ne kemi nevojë për pije freskuese, ne ju sjellim një koktej me mojito dhe shalqin.
Kjo pije nuk është vetëm e shijshme dhe freskuese, por edhe shumë e lehtë për t’u përgatitur. Nuk përmban alkool, kështu që është i shkëlqyeshëm për të gjitha moshat dhe rastet, nga takimet familjare deri tek argëtimi me miqtë.
Mojito me shalqin – përbërësit:
një filxhan shalqi të prerë në kubikë
një fetë limoni dhe disa fetë lime
lëng të gazuar me shije limoni
akull
sheqer kafe sipas dëshirës
nenexhik
Mojito me shalqi – përgatitja:
Prisni shalqinin në kubikë.
Hidhni shalqinin në gotë dhe një fetë lime dhe fetë limoni dhe më pas një gjethe nenexhiku.
Përzieni lehtë, më pas shtoni akull.
Hidhni sipër lëngun e gazuar me shije limete.
Kokteji juaj është gati!
Ju bëftë mirë!/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”