Mos e detyroni të hajë nëse se nuk është i uritur
Mjekët këshillojnë tre vakte kryesore në ditë dhe dy shujta ndërmjet, megjithatë duhet mbajtur mend se çdo fëmijë është i ndryshëm. Në fund të fundit, trupi ynë na paralajmëron kur duhet të hamë dhe kur të pimë.
Të bëhet diçka që ai nuk është
Nëse fëmija juaj është i turpshëm, përqafojeni atë tipar të tij dhe mos u përpiqni ta ndryshoni atë. Mos e bëni atë të shoqërohet me shumë fëmijë nëse dëshiron të luajë vetëm me një mik të ngushtë. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët që janë e kundërta.
Të kërkojë falje nëse nuk e di se çfarë gabimi ka bërë
Shpeshherë do të dëgjoni prindërit në këndin e lojërave që i urdhërojnë fëmijët e tyre të kërkojnë falje fëmijës tjetër. Fëmijët do të kërkojnë falje, por në të vërtetë nuk e dinë se çfarë kanë gabuar. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është t’u shpjegoni atyre se çfarë kanë gabuar.
Të flejë në një shtrat të veçantë nëse nuk do
Këtu çdo prind ka një mendim të formuar tashmë, por më liberalët bien dakord që fëmijët të mos detyrohen të ndërmarrin hapa për të cilët nuk janë gati. Lëreni fëmijën të vendosë vetë kur është gati të ndahet dhe të flejë në shtratin dhe dhomën e tij.
Të filloj një dietë sepse mund të jetë pak më i shëndoshë
Edhe pse ka fëmijë që duhet të humbin kilogramët e tepërt, kjo nuk do të thotë që duhet t’i vendosni në një dietë rigoroze. Thjesht duhet të merrni vendimet e duhura ndërsa jeni ende në dyqan ose në treg, të blini ushqime të shëndetshme, perime dhe fruta, jo ëmbëlsira dhe lëngje. Në këtë rast, dieta nuk do të jetë e nevojshme.
Ta detyrosh të bëjë diçka për të cilën thjesht nuk është i zoti
Ne nuk ju inkurajojmë të rritni një fëmijë që do të dorëzohet lehtësisht, por nëse fëmija juaj nuk i ka zotëruar aftësitë bazë edhe pas disa muajsh stërvitje në futboll, bisedoni me të për ta kaluar atë në një aktivitet tjetër të cilin ai e zgjedh. Të bësh diçka në të cilën je i zoti është një përvojë e shkëlqyer për të rritur vetbesimin.
Lënia e fëmijës për të fjetur te dikush tjetër
Disa fëmijëve thjesht nuk u pëlqen të flenë në shtëpinë e ndonjë të afërmi. Ata duan të zgjohen afër mamit dhe mami t’ua bën mëngjesin, e duan dhomën e tyre dhe aromën e saj. Nëse fëmija juaj thotë se nuk dëshiron të qëndrojë me dikë tjetër, mos e lini atë pavarësisht se çfarë angazhimesh apo planesh keni. Gjëja më e rëndësishme është që fëmija të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”