Nëse dikush vazhdimisht korigjon fjalët e fëmijës ai nuk do të ndihet mirë dhe si pasojë mund të mos e thotë më atë fjalë apo të zbeh komunikimin me ju. Deri në moshën 3 vjeçare nuk është e rëndësishme cilësia e artikulimit por ajo se çfarë po thotë fëmija, pasurimi i fjalorit, lidhja e fjalëve, etj. MOS KRIJONI BARRIERA NË KOMUNIKIM, thjeshtë përsëriteni fjalën saktë pa i thënë “thuaje prapë” ose “gabim”!
Egzona Maloku – Logopede/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”