Pesëvjeçari Omar kishte pikturuar një mur të tërë në shtëpinë e tij, vizatimi abstrakt ishte një dhuratë për babain e tij i cili ishte në një udhëtim.
Kur babai u kthye vuri re murin që e kishte pikturuar djali i tij.
Babai vendosi të mos e qortonte, përkundrazi, vendosi t’i shpjegonte se sa i pëlqenin vizatimet e tij dhe i tha se do t’i dhuronte një fletore të veçantë ku do të vizatonte çfarë të dëshironte.
Ai i tha se kjo do ishte dhuratë e bukur për të, dhe ta fus atë në kornizë për ta vendosur në zyrën e tij.
Ai i tha se ishte krenar për talentin dhe shkathtësinë e tij, por herën tjetër duhet ta bënte në fletore dhe jo në mur, sepse do ta kishte të vështirë ta merrte me vete.
Ai e vlerësoi shumë dhuratën dhe të dy u përqafuan.
“Ju vendosni se si dëshironi që fëmijët tuaj t’ju kujtojnë. Çfarë doni të arrini? Frikë apo respekt?
Muret mund të pastrohen! ” /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia