Na ishte nje here një nënë dembele…

Ajo ishte aq dembele saqë vendosi të ndërpresë punën jashtë shtëpisë dhe t’i përkushtohej foshnjës së saj me kohë të plotë. 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Disa e quajnë ” të ngjitur pas femijës”.

Kjo nënë ishte aq dembele sa e ushqente me gji foshnjën e saj sa herë që donte femija, pa parë orën, jo çdo 3 orë dhe jo 20 minuta çdo gji siç i kishin thënë mamit në spital.

Disa e quajnë “ushqyerje me gji sipas kërkesës”.

Dhe ajo ishte aq dembele sa e mbante foshnjën e saj në krahë gjatë gjithë ditës, ose e mbështillte me ndonjë pëlhurë “të çuditshme” që ajo e quan një shall ku foshnja ishte e sigurt, e lumtur dhe e ngrohtë.

Dhe ajo ishte aq dembele sa i dha vetëm qumësht gjiri për 6 muaj. Asnjë herë ujë, kamomil apo ushqim tjetër.

“Ai me siguri do të vdesë nga etja”.

Disa e quajnë “gjidhënie ekskluzive”.

Dhe ajo ishte aq dembel sa që nuk e linte foshnjën të flinte në djepin/krevatin e tij ose ta linte të qante për të zhvilluar mushkëritë e tij, por e çoi atë në shtratin e saj në mënyrë që foshnja të merrte gjoksin pa u dashur të ngrihej. Dhe kështu që të dy mund të flinin të qetë dhe të lumtur

Disa e quajnë “bedsharing”.

Ajo ishte aq dembele saqë në vend që t’i jepte ushqim për fëmijë, ajo i dha copa ushqimi që fëmija mund ta merrte dhe ta thithte vetëm për të mësuar më shumë rreth aromave, edhe nëse do të duhej të pastronte gjithçka më pas.

Disa e quajnë “blw”

Ajo ishte aq dembele sa nuk e mësoi foshnjën e saj si të rrinte ulur, si të ndalonte dhe si të ecte, por e la atë në dysheme ta bënte me ritmin e tij të zhvillimit pa ndërhyrë apo pa e detyruar.

Madje nuk e vuri as ne rrethore!!!!

Dhe ajo ishte gjithashtu aq dembele sa nuk i vuri as këpucët, por e la të ecte zbathur.

Disa e quajnë “lëvizje të lirë”.

Dhe më e keqja nga të gjitha, ajo ishte aq dembele sa nuk dëgjoi kur e kritikuan dhe e gjykuan atë për të qenë një mami përtace, por preferoi të ishte e lumtur dhe të donte fëmijën e saj.

Bëhuni pak përtace!./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts