Ndikimi negativ i mediave sociale tek të rinjtë

Nevojiten më shumë kërkime për të “kuptuar më mirë efektet e mediave sociale” tek të rinjtë, por shumë prova tregojnë se ato mund të kenë pasoja negative.

Mediat sociale mund të kenë “efekte jashtëzakonisht dëmtuese” në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, paralajmëron shefi mjekësor amerikan, duke u kërkuar gjigantëve të teknologjisë të veprojnë.

 

“Ne po kalojmë një krizë globale të shëndetit mendor të të rinjve dhe kam frikë se mediat sociale janë shkaktarët kryesor dhe si rjedhoj duhet urgjentisht të ndërmarim masa“ paralajmëron Vivek Murthy në një deklaratë që shoqëron raportin e publikuar.

Janë të nevojshme edhe shumë kërkime tjera për të “kuptuar më mirë efektet e mediave sociale tek të rinjtë, por shumë prova flasin për ndikimin negative me shumë pasoja thotë ai në një raport prej 19 faqesh.

Studimet kanë krijuar një lidhje midis përdorimit të mediave sociale dhe fillimit të simptomave të depresionit sipas Vivek Murthy këto platforma mund të dobësojnë vetëvlerësimin tek adoleshentët.

Vajzat e reja janë më të pambrojtura se djemtë

Përdorimi i këtyre platformave i ekspozon ata më shumë se djemtë ndaj bullizmit online apo edhe zhvillimit të çrregullimeve të të ngrënit, sipas një hulumtimi të cituar nga Vivek Murthy.

Të gjithë të rinjtë i ekspozohen përmbajtjes së rrezikshme, e cila paraqet për shembull aktet e dhunshme apo seksuale, thotë ai.

Kompanitë teknologjike duhet të imponojnë një “moshë minimale” për fëmijët që duan të bashkohen me rrjetet e tyre sociale dhe të krijojnë parametra të paracaktuar që mbrojnë privatësinë e tyre, thekson Murthy.

Sipas Qendrës Kërkimore, deri në 95 për qind e të rinjve amerikanë nga mosha 13 deri në 17 vjeç thonë se përdorin ndonjë rrjet social, një e treta e të cilëve i përdorin «pothuajse pa pushim.

Mediat sociale dhe ndikimi i saj tek të rinjtë janë një subjekt shqetësues në SHBA.

Montana miratoi një ligj javën e kaluar që ndalonte aplikacionin e TikTok-ut vitin e ardhshëm, duke u bërë shteti i parë amerikan që e bën këtë.

Përveç problemeve me të dhënat dhe keqinformimin, zyrtarët lokalë kanë kritikuar edhe platformën për efektet e saj të dëmshme në shëndetin mendor tek fëmijët dhe adoleshentët.

Në mars, Utah miratoi një ligj që kërkonte që mediat sociale të merrnin pëlqimin e prindërve përpara se t’u lejonin të miturve qasje në platformat e tyre. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts