Brezi që vetë shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.
Një brez që shkruante detyrat e shtëpisë vetë në mënyrë që të dilnim në rrugë për të luajtur sa më shpejtë.
Një brez në të cilin djemtë luanin me klikerë dhe vajzat me llastik.. Ose luanim ndërmjet dy zjarresh çika e djem.
Një brez që kaloi gati gjithë kohën e lirë në rrugë.
Një brez që luante fshehtas kur errësohej.
Një brez që bënte ëmbëlsira e pite me baltë dhe hynte me këmbë në pellgje uji të rrugës.
Një brez që mblidhte mblidhte salveta në kuti bomboniere e kuti këpucash.
Brezi që i donte lëpirëset me bilbil për ti fryrë.
Një brez që bënte zinxhirë letre me duart e tyre.
Gjenerata e walkman -it, kasetës vhs, disketës … .
Një brez që mblidhte fotografi dhe kishte leksikone dhe libër të kujtesës.
Brezi që shikonte babanë si rregullonte televizorin ose e ndihmonte të rregullonte antenën.
Brezi që kur dikush dëgjonte lajmet duhej të rrinim të qetë. Fatmirësisht nuk kishte aq shumë si tani.
Brezi që ndihmoi mamanë ndërsa bënte krofne me marmeladë..
Brezi që librat i merrnim në bibliotekë të shkollës dhe prisnim radhë derisa të vie Tom Sojeri i radhës.
Brezi që në pushimet e verës lexonim Veroren dhe së paku 5 libra të tjerë.
Brezi që anglishten mund ta mësonim vetëm në shkollë dhe vetëm nga librat e shkollës.
Brezi që prisnim mbrëmjen për të vetmin film vizatimor në orën 7 të mbrëmjes. Filma shqip mund të shikonim ndonjëherë vetëm nëse arrinim ta gjenim në ndonjë videoklub.
Një brez që qeshte me zë të ulët para se të shkonte në shtrat, në mënyrë që prindërit të mos e dinin që ishim ende zgjuar.
Një brez që po kalon dhe, për fat të keq, nuk do të kthehet kurrë. ”️
./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”