Nënat tona nuk kishin aq frikë për ne

Samire Ademi Lutolli

Spec. Gjinekologe obstetre

 

Nuk “filozofohej” aq shumë për prindërimin.

Babai im nuk duhej të “vizatohej” çdo mbrëmje në orën tetë zero zero për të ndihmuar nënën time të më lante. Jo shumë kohë më parë, edhe unë laja femijën tim vetë.

Me shampo të zakonshem për fëmijë.

Me një dorë mbaja femijën, me tjetrën dushin, sapunin, peshqirin… nuk kisha frikë se më binte në vaskë. Realisht asnjë nënë nuk e lëshon fëmijën tek ashtu.

Nëna ime nuk kishte frikë nga shtatzënia, as nga kthimi në punë, as nga çerdhet.

Ajo nuk kishte kohë të mendonte nëse të qenit në grup do të kishte pasoja afatgjata për mua. Ajo nuk merrej në të vërtetë në aspektet sociale të edukimit dhe rritjes sime.

Ajo nuk vraponte te mjeku për çdo gjë të vogël. Ajo nuk vinte çdo të hënë në shkollë dhe nuk i shkonte mendja të më “mbronte” nga mësuesja. Nuk luajtëm kartën “profesori më urren”.

Kalimi nga klasat e ulëta në ato të larta të shkollës fillore nuk u vu në dyshim dhe nuk ishte një pikë kthese në jetë që ia vlente të përmendej.

Nëna ime nuk ishte kurrë pengu im personal ose dikush që kishte për detyrë të më argëtonte dhe të bënte qëndrimin tim në planet të këndshëm.

Sot pra, nuk mjafton që fëmijëria të bëhet e këndshme. Jo, fëmijëria sot duhet të jetë e paharrueshme! E paharrueshme, miq! Çdo ditë duhet të ketë një rast për festime të vogla të vërteta, ata janë të mërzitur.

 

Që nga momenti që hapin sytë deri në mbrëmje kur shkojnë në krevat, fëmijët duhet të jenë të zbavitur, t’i kënaqim në çdo mënyrë të mundshme, të shtyjmë kufijtë e tanë, të jemi të butë, të lëshojmë pe e të tolerojmë, të mos ngremë kurrë zërin, të mos kërcënojmë kurrë integritetin e tyre të vogël, në çdo mënyrë dhe në përgjithësi – për të krijuar një ego të madhe, të fuqishme, agresive dhe shkatërruese.

Nënat tona nuk frikësoheshin për shkak nesh. As nga të qarat tona. Në njëfarë mënyre më lehtë dhe më qetë ia dilnin mbanë me qortimet.

Nënat tona e pinin kafen për qejfi dhe pushonin kur ktheheshin nga puna. Gjatë asaj kohe, ne luanim para ndërtesës me fëmijët e tjerë, shokët e shoqet. Dihej se çfarë ishte e pranueshme dhe çfarë guxoje dhe çfarë jo. Çfarë është e mirë dhe çfarë jo.

 

Nxirre atë gisht nga goja, mos e rrëmo hundën, mos fol me të huajt, mos merr karamele nga ndonjë i panjohur në rrugë, rri larg televizorit, do të prishësh sytë, thuaj mirëdita, faleminderit, të lutem, ngrihu që e moshuara të ulet, bëhu shoqe e mirë, mos u ul në betonin e ftohtë, ha gjithçka nga pjata dhe të jesh në shtëpi deri në tetë. Kështu jemi rritur disi.

Dyshimet zgjidheshin edhe pa Google, me këshillën e miqve të tjerë më me përvojë. Nuk kishte shkolla për prindër, as gjithë ato libra, forume, grupe në Facebook, dhe megjithatë – gjithçka disi dinim.

Në fund, nuk dolëm shumë keq.

Të rritesh sot është si një garë me pengesa. Edhe para lindjes – merrni acid folik, pini vitamina, bëni analiza DOUBLE, TRIPLE …

Pastaj – lindni pa dhimbje, pa trauma, të jeni me fëmijën, ushqeni me gji deri në klasën e tretë, respektoni karakterin, temperamentin, predispozitat gjenetike, mos e leni të qajë, barte me krenari sikur të ishte shtafeta e rinisë, mos e lini vetëm, mos e fikni dritën, bëni vend në shtratin tuaj, qojeni burrin në dhomën e ndenjes, kujdeseni për të gjatë gjithë kohës së rritjes, mos e lini t’i mungojë asgjë, të ndihet e kërcënuar, e lënë pas dore, që nuk është aty, respektoni veten e saj të vogël, respektoni nevojat e saj, pyesni veten, merrni vendimet e duhura, merrni të gjitha përgjegjësitë, harroni meritat, mbroni atë. nga dielli, rrezatimi, ajri i ndotur, qentë endacakë, gazrat e ndotura, sytë e këqinj,

 

Merkuri retrograd, yndyrat e ngopura dhe radikalet e lira. Pastroni përreth ndërtesës, mblidhni mbeturina, ricikloni plastikën, blini ushqime organike, mbillni pemë, sepse – fëmijët tanë meritojnë një planet më të mirë.

Në rregull, dhe çka nëse planeti ynë meriton fëmijë më të mirë?/natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts