Shkroi: Dr Samire Ademi Lutolli
Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,
Specialiste në subspecializim për infertilitet
- Nëse e mbani fëmijën tuaj të flejë në duar, mund të mësohet me prekjen dhe afërsinë tuaj.
- Nëse mësohet me afërsinë tuaj, mund të vazhdojë ta kërkojë atë.
- Nëse vazhdon ta kërkojë atë, mund të qajë kur nuk mund ta ketë.
- Nëse qan, do të duhet t’i afrohesh dhe ta ngushëllosh.
- Nëse e ngushëlloni kur ka nevojë për këtë, do të mendojë se jeni aty për të dhe mund të mbështetet në ju.
- Nëse mendon se je mbështetja e tij/saj, mund të presë që ju ta kuptoni kur është i/e mërzitur.
- Nëse e kuptoni kur është i/e mërzitur, do të mësojë të kontrollojë emocionet e tij/saj.
- Nëse mëson të kontrollojë emocionet e tij/saj, mund të jetë më e lehtë për të që të krijojë marrëdhënie të forta më vonë në jetë.
- Nëse i bëhet e lehtë të krijojë lidhje të forta, mund të bëhet i/e kënaqur.
- Nëse bëhet i/e kënaqur, mund të bëhet i/e vetëmjaftueshëm.
- Nëse ai bëhet i/e vetëmjaftueshëm, mund të ndodhë që të mos keni më nevojë ta fusni në gjumë në duar./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”