Nga çfarë kanë më shumë frikë fëmijët? Frika më e zakonshme sipas moshës dhe si t’i ndihmosh

Frika tek fëmijët varet nga disa faktorë – mosha e fëmijës dhe faza e rritjes në të cilën ndodhet. Ne ju sjellim një listë të gjërave dhe ngjarjeve nga të cilat fëmijët kanë më shumë frikë, në varësi të moshës së tyre.

 

Frika është një emocion dhe reagim i natyrshëm që lind nga perceptimi ose pritshmëria e rrezikut real ose të imagjinuar. Edhe pse jemi të vetëdijshëm se frika është një emocion i pritshëm dhe i natyrshëm, i cili ka qëllimin e vet, shumë shpesh jemi në një situatë ku nuk dimë çfarë të bëjmë dhe si të reagojmë. Meqenëse është e vështirë për ne të përballemi me frikën tonë, edhe më e vështirë është për prindërit të përballen me frikën e fëmijës së tyre.

Zhvillimi i frikës së fëmijëve ka ligjet e veta

Ndërsa fëmijët rriten, ata zhvillojnë aftësinë e tyre për të kuptuar botën rrethë tyre, dhe në përputhje me rrethanat, fëmijët kuptojnë disa gjëra, por jo plotësisht.

Nevoja themelore e një fëmije është që një i rritur që ai ka besim të jetë pranë tij, sepse kjo i jep atij siguri. Kjo nevojë shprehet veçanërisht në situata të panjohura për të, për shembull kur shfaqet një person i ri ose kur ndodhet në një vend të panjohur.

Zbuloni se cilat janë shkaqet e frikës së fëmijëve dhe si t’i ndihmoni për t’i kapërcyer ato

Frika është dobishme si çdo emocion tjetër dhe na mbron në shumë situata – “Asnjëherë mos i thuaj një fëmije se nuk ka asgjë për t’u frikësuar, sepse nëse nuk do të kishte asgjë për t’u frikësuar, ai nuk do të kishte frikë. Ata gradualisht do të mësojnë nga frika dhe duhet shumë durim për këtë.”

Megjithatë, nëse shihni se frika po e dëmton fëmijën tuaj dhe nuk e lejon atë të bëjë një jetë normale dhe të përmbushë detyrimet e tij të përditshme, në këto raste konsulta me një specialist është e domosdoshme.

Cila është frika e fëmijëve që nga lindja deri në moshën 8 vjeçare

Deri në moshën tre vjeçare frika e ndarjes nga nëna.

Mosha 3 vjeç – frika nga njerëzit, maskat, errësira, kafshët, policët dhe hajdutët.

Mosha 4 vjeç – frika nga zhurmat e forta, zjarrfikësit, errësira, kafshët e egra, mungesa e nënës.

Mosha 5 vjeç – frika e reduktuar nga njerëzit, por rritja e frikës nga lëndimi, rrëzimi, qentë dhe frika se nëna nuk do të kthehet në shtëpi.

Mosha 6 vjeç – një periudhë shumë e frikshme – në këtë moshë fëmija ka frikë nga tingujt (tonet e ziles së telefonit, zëri i pakëndshëm). Frika nga fantazmat, frika se dikush ndodhet nën krevat, frika nga humbja, frika nga uji, zjarri, bubullima, vetëtima, frika nga vetmia, frika se mos i ndodh diçka mamit.

Fëmijët në këtë periudhë bëhen më të guximshëm kur bëhet fjalë për lëndime “të rënda”, por kanë frikë nga gjembat, prerjet dhe gjaku.

Mosha 7 vjeç – frika nga hapësirat e errëta, bodrumet, dhe fantazmat. Ekziston edhe frika nga spiunët, hajdutët, njerëzit që fshihen në dollap, nën krevat… Shumë frika shfaqen si pasoj e dëgjimit të historive të frikshme si dhe shikimi i filmave.

Gjithashtu, fëmija ka frikë se mos vonohet në shkollë.

Mbi 8 vjeç – kemi më pak frikë, por fëmija ka më shumë frikë nga gjërat dhe situatat reale, të rrezikshme./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts