Shpeshëherë do të dëgjoni shprehjen se Hemangioma apo shenja te fëmija juaj nuk ka nevoj të mjekohet dhe ajo do të kaloj vetvetiu me kalimin e muajve.
Në pjesën më të madhe të rasteve nuk ndodhë diçka e tillë madje ndodhë e kunderta. Hemangioma rritet dhe merr përmasa më të mëdha. Ngjashëm ka ndodhë te vajza në foto e cila sot erdhi në Poliklinikën NATAL për të filluar mjekimin.
Në moshën 1 muajshe vajza kishte vetëm fillimin e hemangiomës dhe duke mos marrë mjekim (e kishin këshilluar gabimisht se largohet vetvetiu) sot në moshën 7 muajshe kemi një Hemangiomë masive që ka përfshirë pothuajse tërë veshin.
Vajza filloi sot mjekimin nën ndjekjen e afërt nga Subspecialisti Pediater Hematolog Dr Ismail Lutolli.
Hemangioma ka nevoj të mjekohet dhe duhet filluar mjekimi sa më herët!
Hemangioma ka shërim!/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”