Oh sa shpejtë rriten fëmijët tanë!

Sa të pa vetëdishëm jemi se sa shpejtë rriten fëmijët tanë.

Ndërkohë që ju jeni në huti, ata largohen nga prehri dhe nga krahët tuaj, largohen nga vështrimi juaj i kujdesshëm, ndalojnë së rrahuri, rrëzuari, ndalojnë të bërit rrëmujë, prekjen e prizave, lyerjen me krem, vizatimin e mureve me stilolapsa…

Prandaj, përkëdhelini, ledhatoni, përqafoni e puthini, lërini të vrapojnë duke bërë rrëmujë shtëpinë tuaj le të gërvishtin murin, le t’i nxjerrin të gjitha tenxheret nga dollapet tuaja, le të ngrihen e të bien.

Flini me ta, lëreni të futen mes jush gjatë natës dhe nuhatni kokën e tyre dhe jepuni një puthje në qepallat e syrit.

Le të ketë lodhje dhe mungesë gjumi, ngutje në banjë derisa të trokasin në derë.

Sepse, e gjithë kjo do të kalojë kur ata do nisin udhëtimin e tyre në eksplorimin e jetës së tyre, do të dëshirosh të kthehesh në kohë për t’i pasur në prehër, t’i puthësh, t’i ledhatosh, të bësh gjumë me ta.

Por, pavarësisht se ata largohen nga ju, ata do marrin me vete dashurin tuaj, kujtimet e bukura, kujdesin tuaj, puthjet e ledhatimet tuaja. Dhuroni atyre krahë për të fluturuar dhe çfarëdo vështërsie që të kalojnë përgjatë fluturimit të tyre ata do kthehen tek ju, tek ajo e vetmja siguri që e din se mund ta gjejnë tek prindrit e tyre.

Ata do të kthehen atje ku janë më të dashur.

Tek Ju!/natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts