Përqafimet janë me të vërtetë të rëndësishme!

 Përqafimi i parë i një nëne me fëmijën e saj, kontakti lëkurë-lëkurë, është një hap bazë që mjekët rekomandojnë, sepse transmeton nxehtësinë e nënës dhe bakteret mbrojtëse tek i porsalinduri. Organizata Botërore e Shëndetësisë madje e quan përqafimin e parë nënë-fëmijë një «përqafim jetëshpëtues». Kontakti lëkurë-lëkurë, qoftë përqafimi, mbajtja në krahë vazhdon të jetë jetike për mirëqenien e fëmijës në fëmijëri, por edhe më vonë.

Vetëbesimi më i madh, komunikimi më i mirë prind-fëmijë dhe më pak probleme psikologjike dhe të sjelljes lidhen me ngrohtësinë dhe lidhjen mes prindit dhe fëmijës, thotë Christopher Bergland nga Child Trends, një organizatë kërkimore jofitimprurëse.

Raportet nga organizata e tyre tregojnë se 90 për qind e prindërve të fëmijëve nën moshën tre vjeç përqafojnë fëmijët e tyre çdo ditë. Megjithatë, shfaqja e butësisë zvogëlohet me rritjen e fëmijëve, me vetëm 74 për qind të nënave dhe 50 për qind të baballarëve që përqafojnë fëmijët e tyre, mbi moshën 10 vjeç. Prandaj vendosën të mblidhnin prova që tregonin se si zakoni i përqafimit në çdo kohë mund t’u sjellë dobi fëmijëve. “Kërkimi shkencor është gjithmonë një konfirmim i dobishëm se sa e rëndësishme është të praktikosh dashurinë dhe mirëdashjen dhe të tregosh dashuri ndaj njerëzve që duam”, shpjegon Christopher Bergland.

Çfarë ndikimi ka lidhja prindërore te fëmija?

1.Ndihmon fëmijën të ndjejë më pak stres

A e ndjeni stresin dhe rraskapitjen tuaj zhduken kur ktheheni në shtëpi pas një dite të gjatë pune në krahët e të vegjëlve tuaj? Edhe fëmijët ndihen njësoj. “Ngrohtësia dhe butësia e prindërve mbron nga efektet e dëmshme të stresit toksik të fëmijërisë”, sipas një hulumtimi të kryer në Universitetin e Kalifornisë. Nga ana tjetër, studiuesit kanë zbuluar se neglizhenca e fëmijërisë e shoqëruar me pakësimin e lidhjes mund të ndikojë në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës, duke çuar në pasoja negative, të tilla si shëndeti i dobët.

2. Për shkak të shfaqjes së butësisë gjatë lojës – fëmija ndihet i dashur

Një studim i vitit 2013 vëzhëgoi nënën dhe fëmijët gjatë kohës së lojës. Studiuesit zbuluan se nënat që tregonin më shumë përzemërsi dhe inkurajonin ndjenjat e ngushëllimit dhe të lirisë gjatë lojës, kishin një lidhje më të fortë me fëmijët e tyre. “Fëmijët, prindërit e të cilëve kalojnë shumë kohë duke ‘kontrolluar’ dhe duke udhëhequr lojën, treguan më shumë ndjenja negative ndaj nënave të tyre”.

“Ne e dimë se fëmijët, pavarësisht nga kultura, duhet të ndihen të dashur. Fëmijët e thithin domethënien e asaj që po përpiqen të bëjnë nënat e tyre. Nëse një nëne i pëlqen t’i kontrollojë gjërat, por në përgjithësi është një person i ngrohtë, ka shumë të ngjarë që fëmija të ndihet “Mami im po e bën këtë sepse kujdeset për mua dhe po përpiqet të bëjë atë që është më e mira për mua”.

  1. Të ndihmon të rritësh një fëmijë më të lumtur dhe më të qëndrueshëm mendërisht

Ngrohtësia e një përqafimi mund të zgjasë për vite të tëra! Në një studim nga Universiteti i Notre Dame, më shumë se 600 njerëz u anketuan për mënyrën se si u rritën dhe studiuesit gjetën lajme të mira për prindërit që tregonin shumë butësi. “Njerëzit që morën shumë butësi në fëmijëri treguan më pak depresion dhe ankth dhe ishin shumë më të dhembshur në përgjithësi,” thotë autori i studimit Sandi Schëartz, duke shtuar se njerëzit që merrnin më pak butësi “luftonin” me problemet e shëndetit mendor, ishin më në ankth në situatat sociale dhe ishin shumë më pak në gjendje të identifikoheshin me njerëzit e tjerë.

Prandaj, nënat dhe baballarët, vazhdoni me dhurimin e butësisë sepse të gjitha puthjet dhe përqafimet nënkuptojnë shumë më tepër se ç’mendonit!/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts