Por unë dua të kem shumë fëmijë!

Ju pyesni, pse dua një fëmijë tjetër?

Pas lindjes së parë u gjakosa shumë.

Pas dy viteve të vështira të fëmijës së parë. Përveç faktit që tani i di kostot e gjithçkaje që duhet të siguroj për fëmijën. Për këto e shumë arsye të tjera, kur shpallim shtatzëninë e dytë apo të tretë, hasim në reagime të mira dhe “jo dhe aq të mira”.

Disa njerëz marrin atë si një bekim, të tjerët si “një telashe më shumë”.

Disa njerëz janë të lumtur për ne, të tjerët mendojnë se jemi të çmendur. Dhe atyre të tjerëve mund t’u përgjigjem: PO! UNË JAM ÇMENDUR!

Jam çmendur sepse djali im i shijon përqafimet e vëllait të tij të vogël.

Jam e çmendur që nuk e shoh më duke luajtur vetëm në dyshemenë e dhomës së tij.

Çmendem kur shoh sa shumë kujdesen për njëri-tjetrin.

Çmendem kur shoh sa e fortë është dashuria mes tyre.

Jam e çmendur sepse e di që kur të iki në botën tjetër, ata do të mbështesin njëri-tjetrin.

Jam çmendur sepse shoh shtëpinë time plot dashuri, gëzim dhe të qeshura! Bëra atë që besoja se ishte më e mira për fëmijën tim.

Nuk doja që ai të ishte vetëm në këtë botë. Pra, para se të filloni të gjykoni dhe të pyesni pse një grua dëshiron të ketë 1, 2 ose 10 fëmijë, kuptoni se ajo do që botën e saj ta bëjë një vend më të mirë për të jetuar./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts