Problemet dhe vështirësitë në mësim – nxënie, një mendim nga Logopedi?

Pyetje:

Përshëndetje!

Djali im është 9 vjeç dhe akoma ka shumë probleme në pjesën e leximit, i shmangë rreshtat, i ngatërron shkronjat e ngjashme p me q, numrat e ngjashëm 6 me 9, k me g, nuk i dëshiron librat asnjëherë, ka probleme edhe me shumëzimin e numrave që janë për moshën e tij, mësuesja ka punuar shumë me të, por pa sukses, me duhet një mendim i juaji ?

Përgjigje:

Gjithmonë është e nevojshme që Profesionisti Logoped ta shohë vet fëminë para se të marr një vendim, Mirëpo në bazë të përshkrimit duket se problemi ka shumë afërsi me disleksinë, dhe problemet në mësim – nxënie janë një aspekt shumë i rëndësishëm për një fëmijë, në këtë rast është mirë që të caktohet një konsultë me Logopedin dhe të shohim më saktësisht se ku qëndron gjendja e tij dhe se si do të vijojë terapia. Një këshillë : Mos e ngarkoni me shumë detyra në shtëpi dhe mësuesja në shkollë.

Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts