Problemet e dëgjimit në lidhje me vonesën e fjalës së parë, dhe ndikimi i teknologjisë?

Pyetje:

Përshëndetje!

Fëmija im është 4 vjeç e gjysëm dhe para 6 muajve ka pas një ndërhyrje në vesh sepse nuk ka dëgjuar, ka filluar me fjalën e parë në moshën 3 vjeçe, dhe e përdorë shumë teknologjinë?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Padyshim se dëgjimi është gjithmonë parakusht i të folurit, kjo sepse fëmijët fillimisht dëgjojnë tingujt, dhe i përpunojnë ata, e më pas nga ky prag do të del fjala e parë, e dyta, fjalia dhe në fund të folurit.

Poashtu fjala e parë siç shihet ka filluar me Vonesë, ku këtu ka mundur të ndikojë edhe qasja e pakontrolluar në teknologji.

Kjo medoemos kërkon një konsultë me Logopedin, për arsye se konsulta me Logopedin para moshës 5 vjeçe do të ketë gjasa për rezultate më të larta në terapi se pas kësaj moshe, për shkak të një ndryshimi Neurologjik që i ndodhë trurit në moshën 5 vjeçe.

Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts