Pyetje:
Përshëndetje Psikologe, kam një pyetje që më shqetëson shumë: A është përshtypja ime apo fëmijët po shfaqin gjithnjë e më shumë vonesa në të folur?
Përgjigje:
Është e vërtetë që sot po vërehen më shumë raste të fëmijëve me vonesa në të folur.
Sipas hulumtimeve dhe statistikave të fundit, numri i fëmijëve që përballen me këtë problem ka ardhur duke u rritur.
Fëmijët që kalojnë shumë kohë para televizorit ose pajisjeve elektronike mund të zhvillojnë një realitet të tyre, duke refuzuar kontaktin me njerëzit përreth, gjë që ndikon negativisht në zhvillimin e gjuhës.
Mungesa e ndërveprimit të drejtpërdrejtë me prindërit dhe moshatarët, si dhe koha e kufizuar e kaluar me ta, mund të ndikojnë në zhvillimin e të folurit te fëmijët.
Prindërit janë bërë më të vetëdijshëm për problematikat e të folurit dhe po i monitorojnë më mirë zhvillimet e fëmijëve të tyre, duke çuar në një numër më të madh rastesh të identifikuara dhe të raportuara.
Është e rëndësishme të theksohet se çdo fëmijë zhvillohet me ritmin e vet, por nëse një fëmijë nuk përpiqet të flasë deri në moshën 2 ose 2.5 vjeç, duhet të merret seriozisht dhe të kërkohet mendimi i specialistëve të fushës së gjuhës dhe komunikimit.
Pukjana Geci Psikologe Klinike./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”