Pse gënjejnë fëmijët, çfarë duhet të dinë prindërit?

Shkruan:  Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste

 

Shumë prindër i zë paniku kur shohin fëmijën e tyre duke gënjyer. Gënjeshtrat e fëmijëve në moshën 3-5 vjeç janë krejtësisht normale, sepse fëmijët në atë moshë kanë një imagjinatë të fortë dhe mund t’i ngatërrojnë fantazitë e tyre me realitet. Është normale që ata të shpikin histori dhe të fajësojnë dikë tjetër.

Nëse një fëmijë më i madh gënjen, ka disa arsye pas kësaj:

 

1) Fëmija mund të jetë duke ju mashtruar sepse ka frikë nga reagimi juaj ndaj diçkaje.

2) Ndonjëherë fëmija dëshiron të tërheqë vëmendjen përmes gënjeshtrës.

3) Shembull i keq. Fëmija mund ta modeloj këtë nga bashkëmoshatarët ose prindërit.

4) Gënjeshtra është një mënyrë për t’ju manipuluar për të marrë atë që dëshironi.

Fëmijët në vitet e para të shkollës zakonisht duan të kënaqin prindërit e tyre më shumë sesa të bëni ‘gjënë e duhur’. Ata kanë më pak gjasa të thonë të vërtetën nëse mendojnë se kjo do t’i zemërojë ose mërzitë prindërit e tyre. Mësojini fëmijët pse është e rëndësishme të thuhet e vërteta dhe si ndihmon në zhvillimin e besimit. Vini re kur fëmija juaj thotë të vërtetën dhe bëni  të ditur se jeni të kënaqur. Mos e etiketoni fëmijën tuaj “gënjeshtar” sepse etiketat priren të inkurajojnë llojin e sjelljes që ju nuk dëshironi.

 

Një këshillë e vogël: bëhuni një prind që mund t’i thotë të vërtetën pa dhimbje, frikë ose keqardhje./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts