Rakiti

Shkruan: Dr Manushaqe Veliu

Specialiste e Pedodoncise dhe Stomatologjisë Preventive

 

 

Rakiti është sëmundje që shfaqet ndërmjet muajit 8-15 të jetës, e cila vjen si pasojë e crregullimit të metabolizmit të Ca dhe P, si pasojë e mungesës së vit.D.

Rachitis - Klapperstorch

•Nga simptomet tjera mund të zbulohen

 

1.Trashja e kockave frontale (caput quadratum)

2.Gjoksi i pulës (pectum carinatum)

3.Këmbët e lakuara.

 

 

•Shenjat e para të rakitit janë hipotonia muskulore, ashtu që fëmija nuk mund të ulet ose ec në periudhën kur këtë e bëjnë moshatarët e tij.

 

•Më të shprehura janë crregullimet patologjike në sistemin kockor.

 

•Kockat janë dobët të kalcifikuara të buta, të lakueshme dhe të deformuara.

 

•Në nofulla vie deri te deformiteti për shkak të zbutjes së substancës së fortë kockore.

 

•Për shkak të shtypjes së muskulaturës së faqeve vjen deri te ngushtimi i nofullës së sipërme në regjionin e paramolarëve dhe molarëve ashtu që qiellëza bëhet e lartë (qiellzë gotike).

 

•Në nofullën e poshtme thehet vija e vargut dhëmbor në regjionin e kaninit ashtu që nofulla merr formë katërkëndëshi.

 

•Rreth 50% e fëmijëve që kanë vuajtur nga sëmundja e rakitit, kanë ndryshime hipoplastike në dhëmbë.

 

•Hipoplazionet janë kryesisht në formë të gropëzave ose thellimeve në formë ulluku.

 

•Ndryshimet hipoplastike gjithnjë shfaqen simetrikisht në dhëmbët të cilët janë në fazën e mineralizimit, gjatë kohës së sëmundjes, e më të shprehura janë molarët e parë dhe incizivët e përhershëm./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts