Rrahja e fëmijëve si metod e ndëshkimit asnjëher nuk është zgjedhje – Një psikolog i famshëm rus zbuloi metodën më të mirë të ndëshkimit

Disa muaj më parë, psikologu i njohur rus Mihail Labovski botoi një libër të ri kushtuar rritjes së fëmijëve, i cili shumë shpejt u bë një hit i madh dhe për arsye të mirë – ofron udhëzime konkrete për rritjen e fëmijëve që do të rriten me një shëndet të mirë mendor, të pavarur dhe të lumtur.

Labovski ka mbi 30 vjet përvojë praktike dhe revista Forbes e ka përfshirë në mesin e psikologëve më të njohur.

Në librin I Love and Understand: How to Raise Happy Kids, ai analizon sfidat specifike që paraqet për prindërit rritja e një fëmije: çfarë të bëni në vitin e parë të jetës së një fëmije, si të rritni një fëmijë, si t’i qasemi zhvillimit të hershëm të fëmijës, si ta përgatisim një fëmijë për shkollë.

Në një kapitull të librit, ai iu referua fëmijëve të cilët ndëshkohen përmes dhunës fizike nga kujdestari i tyre. Ai shpjegoi se disa prindër kanë një qëndrim pozitiv ndaj ndëshkimit fizik, sepse ata vetë i janë nënshtruar kësaj metode të edukimit në fëmijëri dhe nuk e kuptojnë se sa e tmerrshme është kjo teknikë.

 

” Edhe mua më rrahën dhe asgjë nuk më ndodhi”

“Ju nuk duhet të ndiqni gjithmonë metodën e prindërimit të prindërve tuaj ose të merrni si shembull fëmijërinë tuaj. Një prind që përdor dhunën fizike si mjet edukimi është i çekuilibruar psikologjikisht, është një person që ka problem me inatin dhe agresionin. Prindi duhet ta zgjidhë problemin e tij, e jo t’ia kalojë fëmijës, thotë Labovski.

Më pas ai shpjegon se çfarë ndodh në mendjen e një fëmije nëse prindërit e tij e rrahin: “Ai e kupton që bota funksionon në atë mënyrë që më i forti mund të lëndojë më të dobëtin. Fëmija mendon se prindërit e tij nuk e duan atë.

Në çfarë personaliteti do të formohen në të ardhmën fëmijët të cilët janë ndëshkuar në këtë mënyrë?

Si do të komunikojnë me njerëzit e tjerë, me kafshët? Si do t’i rrisin fëmijët e tyre?”

Lubovski këshillon prindërit që të flasin gjithmonë me fëmijët e tyre, për të shpjeguar me detaje se ku dhe kur gabojnë. Në të njëjtën kohë, kritikat asnjëher nuk duhet të fokusohen tek personaliteti i fëmijës, por tek veprimi i tij.

“Ke bërë diçka të keqe, por mua nuk më pëlqen ajo sjellje” ose “Më shqetëson shumë që sillesh kështu”, janë disa nga shembujsh ku prindërit duhen të fokusohen.

Gjithashtu, Labovski këshillon që me fëmijën të flisni me ton të ulët, madje edhe nëse ka bërë diçka të keqe.

Ndëshkimi nuk duhet të shoqërohet me të bërtitura, gjeste të zemërimit dhe një fytyrë të zemëruar. Ai gjithashtu theksoi se cilat dënime janë të pranueshme sipas tij:

“Mendoj se është krejtësisht e pranueshme t’i mohosh një fëmije lodrat, pajisjet ose gjëra të tjera materiale ose të shkosh në një ngjarje argëtuese. Ajo që është e gabuar është t’i mohohet  të kalojë kohë në ajër të pastër ose të vendoset në arrest shtëpiak”.

Psikologu thekson se në familje ka solidaritet, pra që nëna dhe babai mos kenë mosmarrëveshje dhe të ndëshkojnë të gjithë fëmijët në mënyrë të barabartë. Përndryshe, një fëmijë do të kuptojë se ai mund të bëjë gjithçka, dhe tjetri asgjë, gjë që do të çojë në manipulim.

“Prindërit shpesh mendojnë se një fëmijë bën disa gjëra me qëllim ose nga inati.

Në 99 për qind të rasteve fëmijët i bëjnë disa gjëra pa dashje, pra pa qëllime të këqija. Nëse e dënoni një fëmijë pa shpjegim, në 90 për qind të rasteve ai nuk do të nxjerrë asnjë mësim nga ndëshkimi i prindërve”. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts