Pyetje:
Përshëndetje!
Djali jonë është 16 vjeç, vijon mësimin në shkollë të mesme, deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë, mirëpo ka një periudhë rreth 4 muaj që ka filluar të ketë probleme serioze në aspektin e të ushqyerit, me përtypjen e ushqimit, gëlltitjen, disa herë gjatë ditës, dhe kjo po e vështirëson ditën e tij, njëherë kemi menduar se a është më mirë ta dërgojmë për një kontrollë te mjeku i përgjithshëm, të fillojmë me ushqim artificial apo cila është më e nevojshme, na intereson një mendim i juaji ?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Problemet e të ushqyerit janë të atilla që prekin aspektet kyqe të individit, që një Logoped i trajton. Si probleme që u cekën, janë simptomë e sëmundjeve në kavitetin e gojës dhe ndikojnë më shumë në jetën e individit se sa problemet e gjuhës dhe komunikimit, dhe këto që u cekën janë një pasqyrë e përgjithshme rreth kësaj që po themi. Është punë që bëhet në bashkëpunim me profesionistë të ndryshëm : Mjeku i përgjithshëm, Otorinolaringologu, Logopedi, ku secili Profesionist mund të japë kontributin e tij. Nga ana e Logopedit, një mendim, konsultë, disa këshilla, apo edhe një referim te ndonjë Profesionist tjetër mund të jenë disa nga hapat e nevojshëm që problemi të vijë duke u menaxhuar, në mënyrë që të mos ketë më shumë pasoja në funksionimin e përditshëm të individit.
Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”