Rreth Teknologjisë, disa shpjegime dhe këshilla nga Logopedi

Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped

Është një çështje që në këtë kohë, ka shumë relevancë diskutimi, si në aspektin Profesional, njëashtu dhe në atë praktik.

Teknologjia nga njëra anë, është ndër shkaktarët kryesor sot, të vonesës në të folur.

Dhe kjo për arsye sepse fëmija ka nevojë për ndërvperim (sikur i kemi shpjeguar lojën me Imitim dhe “korigjim”) që të zhvillojë potencialin e tij gjuhësor, ndërsa qasja në mjete të tilla e bënë shumë të varur, nga shabllonet që i përcjellë, dhe kjo padyshim ndikon jo mirë në aspektin Logopedik.

Aq sa ka filluar të diskutohet edhe i ashtuquajturi “Autizmi Virtual”, i cili gjithsesi dallon nga spektri i vërtetë i autizmit.

Por, nga ana tjetër, Teknologjia mund të jetë edhe e dobishme, nëse përdoret dhe aplikohet si duhet, nën instruksionet e Profesionistëve Logoped, Psikolog.

Disa këshilla, që mund të ju ndihmojnë në këtë drejtim:

  1. Zgjidhni mediat që janë më të përshtatshme për fëmiun tuaj. Rekomandohet që të jenë me karakter edukativ. Filmat e animuar me gjuhë të pasur në dialekt, janë një shembull i mirë për këtë.
  2. Vendosjani si rregull fëmijës, që të mos i përdorë telefonin, i-PAD-in, televizorin (etj), në kohën e gjumit, ushqimit, takimit të të gjithë familjes apo edhe të vizitave nga të afërmit.
  3. Inkurajoni fëmijën për më shumë lojëra në teren (si Loja me top), loja me bashkëmoshatarët (si Loja kukafshehti), dhe me lodrat pa bateri.
  4. Inkurajoni lojërat në tavolinë duke përfshirë edhe veten. Si shembull loja me Puzzle , loja me letra, etj, ku kërkohet ndërveprim mes 2 palëve, janë loja shumë dobiprurëse për fëmijën, në aspektin gjuhësor.
  5. Shmangeni përdorimin e ekraneve si ‘Biberon’ gjatë gjithë kohës, për ta mbajtur fëmijën të angazhuar, apo për mos të ju penguar juve në ndonjë gjë në përditshmëri.
  6. Fikini ekranet apo paisjet, dhe largoni ato nga dhoma e gjumit, 30 – 60 minuta para kohës së gjumit të fëmijës./natalmedia.com/ 

     

    *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts