A i njihni fëmijët tuaj më thellë se sa notat e tyre, numri i golave apo koshave që mund të kenë shënuar në stërvitje apo ndeshje?
A e dini cila është ngjyra e tyre e preferuar?
Cilën sezon të vitit e duan?
A e dini se çfarë i frikëson?
Çfarë i lumturon?
A e dini se çfarë ëndrrash panë mbrëmë?
A i keni pyetur ndonjëherë:
Çfarë i bëri kaq të trishtuar?
Si kaloi dita në shkollë?
Cila është lënda e tyre e preferuar dhe pse?
Kush është mësuesi/profesori i preferuar i tyre dhe pse?
Cilat janë ëndrrat dhe qëllimet e tyre?
E lëndove dike sot, nëse po si u ndieve?
Nëse do të mund të ndryshosh ndonjë gjë, çfarë do ndryshosh dhe pse?
Si e planifikove ditën sot?
A ka ndonjë gjë që të shqetëson?
Pse (nuk) të pëlqen kjo shfaqje? Ky film? Kjo videolojë? Ky libër?
Si do ta kalosh kohën e lirë?
Pse të pëlqen të rrish me…, por jo me…?
Ke nevojë për ndihmë?
Ke nevojë të bisedosh me mua?
A ka diçka që do të më tregosh e që nuk pate guxim të ma thuash?
Këto pyetje zbatohen çdo ditë, jo vetëm në situata kur problemet dalin në pah . Kur flisni me fëmijët dhe bëni këto pyetje, duhet ta bëni me kujdes, me butësi, në mënyrë që ata të ndiejnë vërtet se ju interesojnë përgjigjet e tyre, dhe jo sikur të ishin në bankën e të akuzuarve.
Besoj se shumica dërrmuese e atyre që tani janë prindër, nuk kanë dëgjuar këto pyetje nga prindërit e tyre, por kjo nuk do të thotë se ju nuk duhet ta bëni më fëmijët tuaj.
Pyetni veten tuaj se sa vërtet i njihni fëmijët tuaj!
Dhe mos harroni se prindërimi nuk nënkupton vetëm t’i keni siguruar fëmijës ushqim, rroba dhe një çati mbi kokë. Këtë e kanë edhe fëmijët në jetimore./natalmedia.com/