Sekreti i lumturisë

Një seminar u ndoq nga një grup prej 50 personash.

Ligjeruesi u shpërndau të gjithëve balona dhe u kërkoi të shkruanin emrin e tyre.

Pastaj të gjitha balonat u dërguan në një dhomë tjetër, të mbushur me balona të zakonshme të së njëjtës ngjyrë. Pastaj të gjithë pjesëmarrësit u dërguan në atë dhomë, për të gjetur balonën me emrin e tyre të shkruar, dhe kohëzgjatja ishte vetëm pesë minuta.

Të gjithë pjesëmarësit filluan të kërkonin balonën e tyre, pasi kaloi koha e caktuar askush nuk e gjeti balonën e tij. Më pas iu sugjeruan të gjenin balonat me emrin e kujtdo dhe t’ia jepnin atij emri i të cilit mban. Në vetëm pak minuta, të gjithë kishin balonën e tyre.

Dhe pedagogu tha:

E njëjta gjë ndodh në jetë. Të gjithë po kërkojnë me dëshpërim lumturinë, duke mos ditur se ku fshihet. Dhe lumturia jonë është në lumturinë e njerëzve të tjerë. Jepini atyre lumturinë e tyre dhe ju do të merrni tuajën./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts