SHTATZANIA PAS Abortit: Çfarë duhet të dini dhe këshilla që do t’ju ndihmojnë

Frika më e madhe e çdo gruaje që më parë ka pasur një abort është se do të ndodhë përsëri në shtatzëninë e ardhshme. Kjo frikë është plotësisht e kuptueshme, por këtu është gjithçka që duhet të dini për shtatzëninë pas një aborti spontan – ndoshta kjo do t’ju ndihmojë dhe të paktën do t’jua zvogëlojë frikën.

 Para së gjithash, ajo që duhet të dini është se nëse keni pasur një abort, shanset që ai të ndodhë përsëri janë në fakt më pak se sa mendoni.

 Në përqindje, rreziku i një tjetër aborti është 14 për qind, dhe pas dy abortesh 26 për qind, shkruan.

A janë të nevojshme ekzaminimet?

Ajo që i intereson shumë femrave është nëse duhet t’i nënshtrohen disa ekzaminimeve përpara se të mbeten shtatzënë pas një aborti.

Nëse keni pasur dy ose më shumë aborte, në atë rast rekomandohet që të bëhen analiza dhe ekzaminime të hollësishme, të cilat do t’ju rekomandojë gjinekologu juaj, për të përcaktuar shkakun e abortit. Në thelb, më së shpeshti testohen nivelet e hormoneve, koagulimi i gjakut, ekzaminimi me ultratinguj i organeve riprodhuese, si dhe disa teste gjenetike.

Kur mund të mbeteni shtatzënë

Nëse po pyesni veten se kur është e sigurt të mbeteni shtatzënë pas një aborti, ja ku është përgjigja.

Domethënë, pas humbjes së shtatzënisë, marrëdhëniet intime zakonisht nuk janë në mendjen e grave për një periudhë të caktuar kohore. Kjo është shumë mirë, jepini vetes kohë për t’u rikuperuar mendërisht dhe emocionalisht, dhe nëse është e nevojshme, bisedoni me një psikolog.

Nga pikëpamja mjekësore, pas një aborti ju mund të mbeteni shtatzënë pas gjashtë javësh. Nëse keni pasur dy ose më shumë aborte, është mirë që të konsultoheni me një mjek për shtatzëninë e ardhshme.

 A ka ndonjë mënyrë për të parandaluar abortin?

Nëse nuk është humbja e parë e shtatzënisë, keni bërë ekzaminime dhe është përcaktuar shkaku i abortit, mjeku ndoshta ju ka dhënë ndonjë terapi. Në raste të tjera, kur shkaku i abortit është i panjohur, nuk mund të bëhet asgjë për ta parandaluar atë.

Ajo që sigurisht mund të ndihmojë është të adoptoni zakone të shëndetshme jetese, të merrni vitamina dhe acid folik, të ndaloni pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit.

Ngarkesa emocionale

Shumë gra shtatzëna që kanë pasur më parë një abort ndihen të shqetësuar për shtatzëninë e tyre të ardhshme. Në këtë rast, mund të ndihmojë:

Ju flisni me një ekspert, nëse keni nevojë

Injoroni këshillat e njerëzve joprofesionistë

Kërkojini ndihmën e gjinekologut

Mos e fajësoni veten për asgjë dhe pranoni të gjitha ndjenjat që i përjetoni./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts