Sjellja e fëmijëve të vegjël vërtet mund të krijoj konfuzitet tek prindërit – ata mund të jenë shumë të gjallë, të paparashikueshëm, të hyjnë në konflikte me moshatarët e tyre, por shumë shpejtë të harojnë mosmarveshjet dhe të vazhdojn lojën.
Prindërit shpesh shqetësohen kur zbulojnë se fëmija i tyre është përfshirë në një zënkë. Në momente të tilla, prindërit ndihen të pafuqishëm, të frustruar dhe të përfshirë nga emocionet, dhe shumë prej tyre pyesin veten se çfarë të bëjnë kur një fëmijë tjetër, godet fëmijën e tyre?
Çfarë duhet të bëni nëse një fëmijë tjetër godet fëmijën tuaj?
Mënyra se si reagoni ndaj këtyre situatave e mëson fëmijën tuaj se si të përballet me ndjenjat e zemërimit dhe si t’i menagjoj ato.
Gjëja më e rëndësishme është vetëdisimi jonë si prindër se fëmijët tanë, si dhe fëmijët e të tjerëve, janë gjithmonë duke na vëzhguar edhe atëher kur ata janë të përqëndruar në lojë mësim apo ndonjë aktivitet tjetër, ata me të vërtetë i kushtojnë vëmendje mënyrës se si ne reagojmë, veçanërisht në situata stresuese.
Mungesa e disiplinës prindërore është përgjegjëse për sjelljen agresive të fëmijëve!
Pindër qëndroni të qetë edhe atëher kur një fëmijë tjetër godet fëmijën tuaj dhe prindi i fëmijës tjetër nuk reagon.
Afrojuni fëmijës tuaj dhe sigurohuni që ai të ndihet i sigurt.
Me qetësi thuani fëmijës tjetër se ai e lëndoi fëmijën tuaj. Kjo qasje mund të bëjë që edhe prindi tjetër të reflektoj. Reagimi juaj i qetë i tregon edhe fëmijës suaj se gjithçka është nën kontroll.
Është e rëndësishme që prindërit të mësojnë një mësim mbi ndërgjegjësimin.
E thënë thjesht, praktika e ndërgjegjësimit ndihmon trurin tonë të qëndrojë i qetë në situata stresuese që ngjallin emocione të forta. Në fund të fundit, kjo shkallë qetësie na ndihmon të reagojmë sa më mirë që mundemi. Praktika e frymëmarrjes të thellë në momente stresuese ndihëmon për të kontrolluar zemërimin, dhe për të reaguar në mënyrë më produktive.
Çdo fëmijë në një grup meriton të ndihet i sigurt dhe sjellja e përsëritur agresive që nuk trajtohet në mënyrë adekuate nga të rriturit kontribuon në paraqitjen e ndjenjës pasigurie tëk fëmija që në këtë rastë është viktim, ndërsa tek fëmija me sjellje agresive mbjellim bindjen se dhuna është një veprim normal dhe i pranuar.
Më pas, afrohuni me prindin ose kujdestarin që ishte përgjegjës për fëmijët gjatë incidentit dhe shprehni shqetësimin tuaj. Zbuloni se çfarë hapash ai planifikon të marrë për të zgjidhur çështjen. Duhet të vendosen kufij dhe pritshmëri të qarta, prandaj sigurohuni që përgjegjësit për atë fëmijë të marrin masa të tilla.
Dhuna nga bashkëmoshatarët – shkaqet dhe parandalimi më i zakonshëm
Shkaqet më të zakonshme të dhunës në mes të bashkëmoshatarëve janë pranimi i dhunës si një sjellje normale, mos njohja mbi pasojat e dhunës problemet në socializim, mungesa e vëmendjes nga prindërit, empatia jo mjaftueshëm e zhvilluar, sulmi si mjet mbrojtje.
Pra, si mund të kontribuojmë në reduktimin e dhunës së bashkëmoshatarëve?
Përgjigja është e thjeshtë – përmes edukimit. Duke edukuar fëmijët, prindërit, edukatorët dhe mësuesit. Prindërit janë modeli i fëmijëve dhe modelet e para prej të cilave ata mësojnë. Ata përvetësojnë sjellje, vlera dhe besime nga prindërit e tyre. Edukatorët dhe mësuesit luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve si individë, sepse ata kalojn një kohë bukur të gjatë me fëmijët.
Ata duhet të jenë një shembull që fëmijët do t’i ndjekin
Pa edukimin e të rriturve, parandalimi i dhunës mës fëmijëve nuk mund të jetë i suksesshëm! Të rriturit duhet të kuptojnë se kanë një ndikim të madh te fëmijët. Çdo sjellje, kritikë, reagim, trajtim ndaj të tjerëve ruhet në kujtesën e fëmijëve duke lënë gjurmë, që do të ndikoj në vetëbesimin e tyre, çfarë imazhi do të zhvillojnë për veten, sjelljen dhe qëndrimin e tyre ndaj të tjerëve.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet se ndëshkimet nuk prodhojnë kurrë rezultatet e dëshiruara.
Ato shkaktojnë vetëm rezistencë, zemërim dhe veprim refuzimi. Ju duhet të afroheni me fëmijët, ju duhet t’i dëgjoni dhe të flisni me ata.Vetëm atëherë mund të arrihen ndryshime pozitive. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”