Nënat shtatzëna me nivele e ulta të hormoneve të tiroides do të kenë një lindje më të vështirë se gratë të cilat nuk vuajn nga ky problem.
Tashmë dihet se mungesa e hormonit thyroxine mund të komplikojë shtatzëninë, të rrisë rrezikun e abortit ose lindjes së parakohshme.
Studiuesit holandezë pohojnë se edhe sasitë normale të thyroxine mund të shkaktojnë probleme të tilla në pozicionimin e foshnjës duke e bërë lindjen e fëmijës veçanërisht të vështirë.
Kjo është arsyeja pse lindja jo vetëm që është më e gjatë por edhe më e vështirë dhe më shpesh përfundon në një lindje cezariane.
Një ekip kërkimor në Universitetin e Tilburgut vëeretuan se një në dhjetë gra shtatzëna përballen me këtë problem hormonal, kështu që ata këshillojn të përcillet vazhdimisht gjendja hormonale me një analizë gjaku për të përcaktuar sasinë e këtij hormoni.
Profesori Viktor Popp dhe ekipi i tij besojnë se mungesa e thyroxine e pengon foshnjën të marrë pozicionin e duhur. Për shkak të kësaj, në vend që të jetë në pozicionin optimal për një lindje sa më të lehtë ajo mbetet e mbërthyer në një pozicion më të pakëndshëm.
“Hulumtimet e fundit kanë treguar se zhvillimi i aftësive motorike tek një fëmijë dyvjeçar është i lidhur me sasinë e thyroxine në shtatzëni,” shpjegoi profesor Popp, duke shtuar se një fëmijë deri në 20 javë nuk mund të prodhojë hormone thyroide dhe është tërësisht i varur nga furnizimet e nënës. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”