Fëmija i një nëne që ndihet e mbështetur, e sigurt dhe e relaksuar gjatë shtatzënisë foshnja i ka të gjitha parakushtet që të jetë e qetë në muajt e parë pas lindjes dhe më tejë, anëtarët më të afërt të familjes, veçanërisht partneri, mund të kontribuojnë më shumë për gjendjen sa më të mirë të një gruaje shtatzënë.
Ndodh shpesh që gratë shtatzëna që kanë qenë të pasigurta, në frikë, dhe në një çekuilibër të thellë emocional, shqetësim ose depresion, me ardhjen e fëmijës ato përballen me faktin se fëmija është jashtëzakonisht i shqetësuar, qanë shumë, dhe ka nevojë për kujdesje të shtuar për t’u qetësuar.
Në përgjithësi, ne nuk jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është gjendja emocionale dhe psikologjike e nënës gjatë shtatzënisë, veçanërisht në muajt e fundit, për funksionimin e ardhshëm të fëmijës, veçanërisht në vitin e parë të jetës.
“Nëse e dimë se duke mbështetur një grua shtatzënë, i sigurojmë një fillim të mbarë fëmijës, kemi një motiv shtesë në shoqëri dhe në familje për të mbështetur realisht nënat gjatë shtatzënisë dhe për t’u mundësuar që të ndihen të sigurta, të dhe të mbështetura. Në këtë mënyrë jo vetëm që po bëjmë diçka të mirë për nënën, por edhe diçka të jashtëzakonshme për fëmijën”./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”