Si të lehtësoni dhe përshpejtoni rikuperimin pas një lindje cezariane?

Këshilla se si të përshpejtoni shërimin pas lindjes cezariane do t’ju ndihmojnë të parandaloni një sërë shqetësimesh që mund të keni.

Pas operacionit cezarian ka një rikuperim më të gjatë, një ose dy ditë në reanimacion, më vonë në maternitet dhe më pas në shtëpi.

Këtu janë disa këshilla se si të përshpejtoni shërimin pas një lindjeje cezarian:

Nëse plaga nga prerja dhemb shumë, kërkoni një qetësues për dhimbje;

Tashmë në ditën e dytë duhet të lëvizni pak, por ngadalë;

Shmangni lëvizjet e shpejta për të paktën gjashtë javë pas lindjes;

Nëse spitali nuk ju jep asnjë nga ilaçet për kapsllëk, blini ato vetë dhe shpëtoni nga ky shqetësimi;

Nëse ushqeni me gji, bëjeni në pozicione ku fëmija nuk është i shtrirë në plagën tuaj;

Mos u mundoni shumë dhe mos përdorni shkallë për të paktën dy javë pas operacionit cezarian. Nëse dhoma juaj e gjumit ose dhoma e foshnjës është lart, lëvizni përkohësisht në katin e parë në mënyrë që të mos keni nevojë të ngjiteni e të zbrisni. Kur filloni të përdorni shkallët, ecni ngadalë dhe me kujdes;

Mos ngritni pasha të rënda, asgjë më të rëndë se foshnja juaj;

Ofrimi i ndihmës nga të afërmit është i domosdoshëm për të paktën dy javë pas mbërritjes në shtëpi;

Ngasja e makinës nuk preferohet për të paktën 6 javë. Disa lëvizje do të jenë ende të dhimbshme për disa muaj pas lindjes;

Mos keni marrëdhënie intime gjatë periudhës së lehonis. Para kësaj, mund të jetë e dhimbshme dhe e pakëndshme, duhet kohë për t’u shëruar. Bisedoni me mjekun tuaj për kontraceptivët;

Shmangni gjumin në bark. Fjetja në bark mund të zgjasë rikuperimin, duke qenë se shtresa është nën presion. Fjetja në krahë ka shumë të ngjarë të jetë më e rehatshme, dhe disa femra pëlqejnë gjithashtu të flenë në këtë pozicion;

Mund të laheni sapo të hiqen fashat, por vetëm në ujë të pastër pa shampon. Shmangni larjen në vaskë (zgjidhni një dush me ujë të vakët), derisa plaka të shërohet dhe të ndaloni gjakderdhjen (edhe pas një operacioni cezarian, gjakderdhja është e zakonshme);

Mos e fërkoni zonën e plagës me një peshqir, por vetëm thajeni ngadal;

Mos prisni që rikuperimi nga operacioni cezarian të jetë shumë i shpejtë, të ktheheni në normalitet derisa të kalojë të paktën një muaj, por edhe ai muaj do të kalojë shpejt dhe problemet do të harrohen dhe lumturia me fëmijën tuaj do të mbetet;

Vishuni me rrobe të rehatshme në mënyrë që asgjë të mos irritojë plagën tuaj.

Shenja zakonisht zbehet pas tre deri në gjashtë muaj.

Mos e humbni sensin e humorit;

Mos qeshni nëse nuk keni një jastëk në dorë. E qeshura mund të ndihmojë, por një plagë në stomak do të dhemb nëse qeshni shumë. Merrni një jastëk dhe mbajeni butësisht në zonën e stomakut. Sigurohuni që të mos ftoheni, sepse nëse teshtini ndërkohë që jeni duke u rikuperuar nga një operacion cezarian, dhimbja në zonën e prerjes do t’ju krijojë dhimbje. Një jastëk duhet të jetë gjithmonë pranë për të lehtësuar ato dhimbje.

Mos hani asgjë që do t’ju shkaktojë gazëra. Mos hani asgjë që ju kap kaps;

Mos harroni të keni gjithmonë rreth vetes shumë jastëkë! Ju duhet të mbroni prerjen tuaj nga çdo kollë, të qeshni, teshtitje, por edhe të mbështeteni bukur dhe rehat në këndin e duhur, në mënyrë që asgjë të mos ju lëndojë.

Kur të ktheheni në shtëpi;

Telefononi gjinekologun tuaj në ditët e para pas kthimit në shtëpi për të rregulluar një egzaminim brenda 4-6 javësh. Bisedoni me mjekun ose infermieren tuaj nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim që mund të keni. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts