Si të rrisim një fëmijë me një inteligjenc sociale?

Inteligjenca sociale është shumë e rëndësishme për jetën në shoqërinë moderne.

Fëmijët tanë jetojnë në një botë komplekse ku një nga gjërat më të rëndësishme është marrëdhënia me njerëzit e tjerë. Pranimi në shoqëri ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm për secilin nga ne.

Teknologjia dhe rrjetet sociale mundë sojn njohurit marrjen e njohurive të  reja por sjell edhe sfida të ndryshme për fëmijët tanë një  ndër to është të jetuarit e një jete virtuale që ndikon në socializimin e tyre.

 

Fëmijët tanë nuk kanë një instinkt të lindur se si të zhvillojnë marrëdhënie me fëmijët e tjerë, veçanërisht në një botë globale ku rregullat ndryshojnë me shpejtësi dhe ku ne kemi “të gjithë botën në majë të gishtave”, duke përfshirë kultura të ndryshme.

 

Për fat të mirë, si rregull, fëmijët e shëndetshëm do të marrin vendime të mira në lidhje me marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Kjo do të thotë se nëse fëmijët kanë marrëdhënie të shëndetshme me anëtarët e familjes kjo u jep atyre predispozita të shkëlqyera për rritje dhe zhvillim për sa i përket inteligjencës sociale.

 

Punoni në inteligjencën sociale që në moshë të re

Inteligjenca sociale është një nga mjetet më të rëndësishme për të lundruar dhe për të pasur sukses në botën e sotme. Edhe pse shpesh neglizhohet, është shumë më e rëndësishme se inteligjenca, dhe ne të gjithë duam të rrisim një fëmijë inteligjent, apo jo?

Inteligjenca sociale mësohet duke ndërvepruar me njerëzit e tjerë, vetëm përmes pë rvojave dhe gabimeve. Ndaj filloni që në moshë të vogël, sepse edhe pse fëmija mund të mos dijë të flasë, ai e kupton shumë mirë se çfarë po ndodh rreth tij.

 

Mbështetni miqësitë e fëmijës suaj

Fëmija juaj natyrshëm do të zhvillojë marrëdhënie të caktuara me bashkëmoshatarët e tij, qoftë në kopsht, shkollë apo në  ndonjë vend tjetër. Mbështeteni atë në këtë proces.

Flisni me ta për këtë, lërini të luajnë me miqtë e tyre, pë rkujtone fë mijë n të kontaktoj me miqtë e tij. Është krejt normale që disa miq do t’u bëhen të mërzitshëm me kalimin e kohës, do të lodhen duke u shoqëruar me ta.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se miqësia ka mbaruar, ndoshta ata thjesht kanë pasur një grindje ose kanë nevojë për një pushim nga njëri-tjetri.

 

Tregoni një shembull të marrëdhënieve të mira ndërpersonale me jetën tuaj

Si në çdo gjë, shembulli është një nga udhëzimet kryesore në rritjen e fëmijëve.

Jini të vetëdijshëm se fëmija juaj do t’i trajtojë njerëzit e tjerë ashtu siç e trajtoni ju atë .

Përveç parimeve bazë të respektit të fëmijës si individ, asnjëher mos e kritikoni fëmijën në prani të miqve, bëjeni këtë në privatësi.

Respektoni njerëzit e tjerë rreth jush, partnerin, familjen dhe të afërmit, miqtë tuaj, por edhe njerëzit që takoni çdo ditë.

Fëmijët janë vëzhgues karshi veprimeve të prindërve dhe i përdorin ato si një pikënisje për zhvillimin e modelit të tij të sjelljes.

 

Mësoni fëmijën tuaj se njerëzit e tjerë janë të rëndësishëm

Ky është mesazhi që dërgojmë me shembullin tonë, por edhe nga reagimi ndaj ngjarjeve të përditshme dhe ndërveprimit të fëmijës me të tjerët.

Mos lejoni që fëmija juaj të jetë i pasjellshëm me fëmijët e tjerë.

Nëse shihni se fëmija juaj sillet në mënyrë të vrazhdë ndaj një fëmije tjetër, flisni me të për situatën dhe sjelljen e tij.

Shpjegojini fëmijës suaj se çfarë do të thotë të respektosh njerëzit e tjerë pa i nënçmuar apo turpëruar ata.

Kjo fillon nga një përshëndetje duke përfshi metodat e ndryshme të respektit tonë për ta, edhe pse ata ishin të ndryshëm nga ne dhe megjithëse nuk ishim dakord me qëndrimin apo zgjedhjet e tyre të jetës.

Përshtatni këshillat tuaja me moshën dhe nivelin e zhvillimit të fëmijës suaj.

Adoleshentët do të kenë nevojë për një qasje pak më të drejtpërdrejtë sesa një fëmijë më i vogël, ndërsa fëmijët më të vegjël kanë nevojë për një marrëdhënie të përshtatur me moshën e tyre.

 

Mësojini fëmijës të shprehë dëshirat dhe nevojat e tij pa lënduar njerëzit e tjerë

Ky është një mësim shumë i rëndësishëm. Fëmija duhet të dijë të shprehë nevojën apo dëshirën e tij pa sulmuar apo ofenduar të tjerët. Ne të gjithë kemi nevojat tona, por duhet të dimë t’i shprehim ato pa lënduar njerëzit e tjerë.

Për shembull: “Nuk më pëlqen kur më qëndron kështu përballë…” në vend të: “Ti je i pasjellshëm!” ose “Edhe unë dua të luaj me topin”, në vend të “E përvetësove atë topin sikur të ishte yti, ktheje!”

 

Mësoni fëmijën tuaj se si të riparojë marrëdhëniet e dëmtuara

Kur mendojmë për riparimin e marrëdhënieve me njerëzit e tjerë, fokusi është kryesisht te kërkimi i faljes. Por ndonjëherë një falje automatike nuk është mënyra për ta arritur këtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për grindjet e fëmijëve, sepse fëmija tjetër mund ta gjejë veten edhe më të ofenduar.

Një falje në kohën e duhur është një mënyrë e shkëlqyer për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara me një person tjetër. Por kurrë nuk duhet të detyrohet.

Të kërkosh falje është e vështirë sepse nënkuptohet se kemi bërë diçka të gabuar.

Mos e detyroni fëmijën tuaj t’u kërkojë falje të tjerëve, veçanërisht në publik, sepse atëherë fëmija do të ndihet keq.

Tregojuni atyre me shembull duke i kërkuar falje fëmijëve kur gaboni karshi tyre dhe se ky gjest është më se normal edhe pse jeni prindë.

Nëse fëmijët shohin se nuk kërkoni falje kur keni faj, as ata nuk do ta ndiejnë nevojën për ta bërë këtë. Por ajo që është e rëndësishme është se falja nuk duhet të jetë kurrë një dënim, ajo duhet të jetë vullnetare dhe fëmija duhet të ndiej nevojën për të kërkuar falje.

Inteligjenca sociale nuk është proces i vështirë lehtësisht mund të mësohet:

Me sjelljen tonë karshi njerëzve që na rrethojnë dhe me një kuptim të drejtë të marrëdhënieve të shëndetshme shoqërore japim fëmijëve tanë bazën për zhvillimin e inteligjencës sociale, që në moshë të re. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts