Ndërsa qasjet tradicionale për edukimin e fëmijërisë së hershme shpesh janë të strukturuara në mënyrë të tillë që të parandalojnë gabimet, Montessori mbron të kundërtën.
Studentja e parë femër e mjekësisë në Itali, Maria Montessori, shpesh theksonte rëndësinë e respektimit të fëmijës, lirinë e tij të vetë-shprehjes dhe edukimit përmes shqisave dhe lëvizjes. Dhe një nga këshillat e shumta të dobishme lexohet pikërisht kështu: “Respektojeni fëmijën edhe kur ai bën një gabim”. Kështu do të korrigjojnë më shpejt gabimet”.
Ajo e shpjegoi këtë me faktin se gabimet janë të rëndësishme, sepse ato japin lirinë për të eksperimentuar zbuluar dhe mësuar.
Nëse ndërhyjmë në të gjithë procesin vetëm për hir të rezultatit përfundimtar, e kufizojmë kapacitetin për formim, këtu janë disa udhëzime të tjera nga Maria Montessori në situatat kur një fëmijë bën një gabim:
Shpërblimi i përsosmërisë nuk është qasja më e mirë
Gabimet shihen si pjesë e procesit të të mësuarit
Tregoni gabimet tuaja në mënyrë që fëmijët të shohin se edhe të rriturit nuk janë të përsosur
Qëllimi është të ndihmojmë fëmijët të njohin dhe korrigjojnë vetë gabimet./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”