“SIDO QË TË NDODHË, SHIHEMI NE SHTËPI.”

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

 

Shumë njerëz mendojnë se të jetosh në çift është gjithmonë mrekullueshëm, por realiteti i vërtetë është ky.

 

Të jetosh me personin që do nuk është ajo që të gjithë mendojnë se është.

Ju nuk zgjoheni herët në mëngjes çdo ditë për një mëngjes së bashku.

Nuk është se strukeni në shtrat së bashku derisa të flesh i qetë çdo natë.

Nuk është gjithmonë të kesh shtëpinë të pastër dhe ushqimin e freskët çdo ditë.

 

Të jetosh me personin që do është të debatosh për gjëra të thjeshta, si për shembull kush ka harruar të nxjerrë mbeturinat, ju flihet sepse dita ka qenë e vështirë dhe ti je i rraskapitur, është debat për çështje financiare, është dikush që të heq çarçafët kur ti fle dhe zgjohesh i ftohtë.

 

Por pavarësisht gjithçkaje, çdo ditë prisni ta shihni atë person me padurim ose të shkoni në shtëpi çdo ditë për të takuar të njëjtin person që e dini se ju do dhe kujdeset për ju.

flat lay photography of man and woman holding hands together

Ju qeshni bashkë në momentin që bëni diçka qesharake, është intimitet me njëri-tjetrin, është gatimi i darkës së bashku ndërsa flisni dhe e bëni më të lehtë sepse të dy keni pasur një ditë të komplikuar.

Është të jetosh një krizë emocionale dhe të kesh dikë që të ulet pranë, të përqafon dhe të thotë se gjithçka do të jetë mirë dhe ti e beson.

 

Është ta duash të njëjtin person edhe kur të çmend dhe të nxjerr nga vetvetja jote.

Të jetosh me personin që dashuron është të debatosh vazhdimisht për gjëra budallëqe, por është gjithashtu të kesh një dashuri që shumë njerëz e kalojnë jetën duke kërkuar pikërisht këtë.

 

Janë momentet që njerëzit përpiqen t’ju ndajnë, por dashuria ështe më e fortë.

Nuk është perfekte dhe është shumë e vështirë ta mbash të ekuilibruar çdo ditë, por është e mrekullueshme dhe më e mira që mund të përjetosh, sepse po të ishte e lehtë nuk do ia vlente.

 

Kjo është arsyeja pse çdo ditë ju mendoni … “Sido që të ndodhë, shihemi në shtëpi.” ??

Për të gjitha çiftet që mbijetojnë sepse e dinë çfarë është bashkëjetesa dhe sakrifica për dashuri./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts