Sikur ta dija se sot ishte hera e fundit që do të të shihja

Sikur ta dija se sot ishte hera e fundit që do të të shihja duke dalë nga dera, do të të përqafoja, do të të puthja dhe do të të shikoja me kujdes që të kujtoja edhe më mirë buzëqeshjen tënde.

Nëse do ta dija që sot ishte hera e fundit që do të dëgjoja zërin tënd, do të kisha shkruar çdo fjalë që ke thënë që të mund t’i lexoja dhe t’i kujtoja vazhdimisht.

Nëse të paktën do ta dija që ato ishin minutat e fundit në të cilat mund të të shihja, do të të kisha thënë atë që nuk e kam bërë prej shumë kohësh, madje edhe kur e dija, e thashë në mënyrë rutinore. Do të thoja që të dua.

Zakonisht jetojmë sikur ka të nesërme dhe ajo jetë do të na japë një mundësi tjetër për të korrigjuar atë që na nevojitet, por nëse sot do të ishte gjithçka që na kishte mbetur, sigurisht që do ta shikonim realitetin ndryshe…

E nesërmja nuk është e garantuar për askënd, të rinj apo të vjetër.

Sot mund të jetë hera e fundit që shihni dikë që doni.

Ndaj mos prit më shumë, beje sot atë që do ta besh nesër, sepse nese e nesërmja nuk vjen, do të pendohesh për ditën kur nuk kishe kohe të dhuroje buzëqeshje, përqafime, puthje, sepse ishe shumë i zënë për të shprehur e dhuruar atë më të mirën që e posedon – dashurin.

Kujdesuni për ata që doni dhe tregojuni atyre se sa shumë kanë vlerë për ju!

Merrni kohë për të thënë:

Faleminderit që je afër meje…

Dhe mos haro të thuash TË DUA. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts