Sot isha shumë e ashpër me ty, më fal!

Kanë qenë disa momente të vështira dhe e kam pasur të vështirë t’i përballoj.

E shikoja orën dhe doja që koha të kalonte sa më shpejt, por në momentin që ishte koha e gjumit dhe ti u thellove në gjumë, unë u pushtova nga ndjenja e fajit dhe trishtimit.

Të bërtita sot, edhe pse shpejt u qetësova, por unë të bërtita… dhe për këtë më vjen keq.

Ti je vetëm një fëmijë, unë jam një e rritur dhe duhet të të trajtoj ashtu siç e meriton pavarsishtë ditës sime të keqe.

Unë jam ende duke mësuar se si të jem nënë. Unë kurrë nuk dua të justifikoj veten – çdo ditë duhet të përpiqem sa më shumë që të mundem dhe të mësoj nga gabimet e mia, por do të doja ta shfrytëzoja këtë moment dhe t’a shpjegoj pse bërtita.

Bërtita sepse isha e shqetësuar.

Para se të bëhesha nënë, nuk e kisha idenë se sa thellë mund ta dashuroja dikë.

Ju jeni e gjithë bota ime – mendimi im i parë në mëngjes dhe i fundit në mbrëmje. Ju jeni një pjesë e madhe e zemrës sime dhe detyra ime është t’ju krijojë një vend të sigurt.

Ndonjëherë veprimet e tua më bëjnë të frikësohem – kjo pjesë është e vështirë të shpjegohet. Mendoj se ndonjëherë kur nuk më dëgjon, kam frikë se nuk do të marrësh këshillat e mia kur të rritesh dhe se do të bësh një zgjedhje të keqe.

E di, që incidenti i sotëm kishte të bënte me detyrat shkollore dhe ky shqetësim i fortë nuk tingëllon racional, por dashuria e nënës është gjithçka tjetër veçse racionale jo! Dhe kjo është arsyeja pse unë bërtas ndonjëherë.

Bërtita se isha e lodhur.

Të kujdesem për ty është nderi im më i madh. Unë dua që ti, vëllezërit dhe e motrat e tua ta dini këtë.

Por është gjithashtu punë shumë e vështirë. Ti je shumë i vogël, dhe ke shumë nevoja dhe unë jam përgjegjëse për të gjitha. Nuk kam bërë një gjumë të qetë prej vitesh dhe me gjithë përpjekjet e mia, ende nuk e kam tejkaluar lodhjen.

Ka ditë kur jam e lodhur deri në palcë, por ti nuk e ke aspak fajin. Dhe për të qenë e sinqertë, nuk do të ndryshoja asgjë në jetën tonë, por kur jam kaq e lodhur, truri im nuk funksionon siç duhet. E humbas durimin më shpejt, në gjërat më të vogla reagoj… ndonjëherë me zë të lartë si sot. Të jesh prind është puna ime primare dhe shumë e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se çdo gjë tjetër ndalon sapo të bëhesh prind.

Në fakt, ndonjëherë më duket sikur jeta po rrotullohet aq shpejt sesa mund ta menaxhoj.

Jeta ka përjetime të tmershme, faturat janë gati për t’u paguar, afatet në punë, anëtarët e tjerë të familjes janë gjithashtu aty dhe shtëpia duhet të mirëmbahet.

Përpiqem shumë të jem e pranishëm në çdo moment me ty –  ato janë momentet e mia më të lumtura, por ndonjëherë rrethanat e jetës dhe puna thjesht më pengojnë të jem vërtet këtu dhe kur ndihem e stresuar, gjërat e vogla që bën rezultojnë tek unë, duke reaguar në atë mënyrë e që këtë moment nuk e dua.

Megjithatë, nuk dua që ju ta ndjeni atë stres. Është detyra ime t’ju mbroj nga kjo. Unë bërtita sepse, edhe unë jam vetëm një njeri.

Dhe ndërkohë që po përpiqem, ju mendoni se jam një super hero, e vërteta është se unë jam thjesht një njeri i zakonshëm ndonjëher me humor të keq dhe me të meta.

Përpiqem shumë çdo ditë, por bëj gabime çdo ditë. Ne të gjithë e dimë këtë, dhe po ashtu edhe ju duhet ta dini për pjesën tjetër të jetës suaj. Pra, më vjen keq që të bërtita, nuk më vjen keq që patë anën time më pak se perfekte. Unë dua që ju të mësoni se gabimet janë normale dhe madje të dobishme. Gabimet na ndihmojnë të mësojmë për veten dhe na ndihmojnë të rritemi. Kam bërë një gabim sot. Faleminderit që më ndihmove të mësoj diçka prej saj dhe të zhvillohem si person.

Do të të dua gjithmonë e përgjithmonë, çdo ditë e më shumë, edhe kur bërtas!/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts