Të kesh një vajzë është një dhuratë, por edhe një përgjegjësi e madhe

Dhe ne duam t’i japim botës femra të forta, të dhembshura dhe të motivuara.

 

  1. “Unë të dua pavarësisht se çfarë ndodh.”

Mos thuaj: “Bëhu e mirë sot” ose “Nëse je e mirë, do të të përqafoj më shumë”.

Shembull: « Dua që ta dish se të dua, pavarësisht se çfarë ndodh. Ju do të keni gjithmonë dashurinë time të pakushtëzuar”.

Shpjegimi: Dashuria e pakushtëzuar është thelbi i prindërimit pozitiv dhe do të thotë se dashuria jonë për fëmijët tanë nuk varet nga niveli i sjelljes së tyre të mirë. Nëse prindërimi ynë i ka rrënjët në dashurinë e pakushtëzuar, është çelësi për të rritur vajza të forta. Besoni se vajza juaj është e mirë gjatë gjithë kohës, pavarësisht nga gabimet që bën apo sfidat me të cilat përballet çdo ditë.

  1. “Ti je absolutisht e bukur, brenda dhe jashtë.”

Mos thuaj: “Dukesh shumë bukur me atë fustan.” Shembull: « Të dua me atë fustan dhe je absolutisht e bukur nga jashtë dhe nga brenda. Zemra jote është po aq e bukur sa fustani yt!”

Shpjegimi: Shoqëria do t’u dërgojë një mori mesazhesh vajzave tona se bukuria e tyre bazohet në atë që është jashtë, prandaj shpesh duhet t’u kujtojmë atyre se bukuria e vërtetë vjen nga brenda. Besimi, mirëdashja, optimizmi, dhembshuria – këto cilësi rrezatojnë bukurin e mbrendshme të një gruaje.

  1. “Ti je e fortë dhe mund ta bësh! Jam këtu për t’ju mbështetur.”

Mos thuaj: “Do të flas me mamanë e asaj vajze, nuk është e drejtë që ajo të të trajtojë kështu.”

Shembull: « Duket se nuk të pëlqen mënyra se si të trajton shoqja. Si do t’ia bësh të ditur se do që ajo të jetë e sjellshme me ty? Je e fortë dhe mund ta bësh! Jam këtu për t’ju mbështetur.”

Shpjegimi: Që e dashura juaj të ndihet e fortë dhe t’i zgjidhë vetë problemet e saj, është thelbësore ta lini të përpiqet. Mbështeteni duke qenë aty për të, por le ta përdorë zërin e saj për të zgjidhur konfliktet paqësisht dhe për të filluar ndryshimin.

  1. “Si ndihesh?”

Mos thuaj: “Oh, mos qaj… S’ka gjë, zemër, mos u shqetëso”.

Shembull: “Si u ndjeve kur ndodhi?”

Shpjegimi: Përjetimi dhe përpunimi i emocioneve është çelësi për vajzat që të zhvillojnë forcën e tyre të plotë emocionale. Është e rëndësishme ta bëni vajzën tuaj të vetëdijshme se emocionet e tilla si trishtimi, zemërimi dhe dhimbja kontribuojnë në tërësinë e jetës dhe kjo do ta ndihmojë vajzën tuaj të pranojë të gjitha emocionet.

  1. “Nuk më pëlqen sjellja yte”

Mos thuaj: “Je vajzë shumë e keqe” ose “Duhet të dëgjosh më shumë atë që po them.”

Shembull: « Nuk jam dakord me mënyrën e zgjidhjes së problemeve me vëllain tënd. Dua që t’i zgjedhësh fjalët për të zgjidhur me qetësi problemin».

Shpjegimi: Nëse e mësoni vajzën tuaj për të përdorur fjali njëjëse të personit të parë, ose fjali që fillojnë me “Unë”, ju e mësoni atë të shprehë zgjedhjet, dëshirat, ëndrrat dhe qëllimet e saj, dhe kjo ndihmon në krijimin e brezave të ardhshëm të grave që fajësojnë më pak të tjerët dhe marrin kontrollin për të krijuar jetën që duan (në vend që të presin që të tjerët apo rrethanat t’u japin atyre një rrugëdalje). Këto shprehje mund ta fuqizojnë vajzën tuaj që të mbështetet në forcën, mirësinë, vizionin dhe fuqinë e saj që zotëron./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts